Çuçi për opozitën: Asgjë nuk e justifikon dhunën ndaj institucionit

1 year ago 11
11:33 19/10/2023

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi ka dënuar sjelljen e opozitës në Parlament që bllokoi karriget e ministrave sot duke bërë që të shtyhej mbledhja e sotme plenare.

Duke folur për gazetarët jashtë Parlamentit, Çuçi tha se dhuna ndaj institucionit nuk justifikohet në asnjë rast.

“Të paktën nuk është mënyra e duhur për të kërkuar qoftë të drejtat që pretendojnë se i janë mohuar por qoftë për të bërë politikë në Shqipërinë e NATO-s, që ka hapur negociatat me BE.

Asgjë nuk e justifikon dhunën ndaj institucionit”.

Duke folur për Komisionin e Reformës Zgjedhore, deputeti Çuçi u shpreh për anëtarët që nuk janë më deputetë, sikurse është znj.Grida Duma, mund të zëvendësohen, por për bashkëkryetarin do të duhet që të ketë një konsensus politik.

Ne nuk kemi rrëzuar asgjë. Ka një vendim për një komision bipartizan dhe duhet të jemi shumë të qartë këtu. Ai është një komision që mbart konsensus politik, nuk është komision rutinor parlamentar. Ka një përbërje 50% nga opozita dhe 50% nga mazhoranca. Bashkëkryetari zgjidhet një nga PS dhe një nga PD. Ka kërkuar kryetari i grupot parlamentar të PD një ndryshim dhe mënyrën se si e kërkoi duke zaptuar, duke mos pritur përgjigjen e mazhorancës, duke zaptuar platformën e qeverisë, duke bërë atë akt të dënueshëm pa marrë akoma përgjigjen si mund të kërkojë konsensus një palë politike. Megjithatë, PD ka hallet e veta, është e mira t’i trajtojë dhe zgjidhe brenda vetes së vet. Ai është problemi i tyre, nuk është problemi ynë. Përbërja ndryshohet. Bashkëkryetari duhet të mbarti gjithë konsensusin politik. Nuk kemi detyrim ne. Ne kemi dëshirën që së bashku të bëjmë më të mirën për Shqipërinë. Kërkohet një bashkëkryetar që të mbartë konsensusin politik. Nuk kërkohet konsensusi politkik duke mos pritur përgjigje dhe të zaptojnë institucionet me dhunë”.

Parlamenti u shtyt sot pas bllokimit të Kuvendit nga deputetët e opozitës, e për këtë sjellje, Çuçi tha se do të mblidhet Komisioni i Etikës për të marrë masa ndaj deputetëve të opozitës.

/tvklan.al








Të ngjashme

Read Entire Article