Çuçi për situatën në Kuvend: Skenar i opozitës, ishin përgatitur

11 months ago 23
18:38 30/10/2023

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së Bledi Çuçi e ka cilësuar “skenar të opozitës” situatën e krijuar sot në Parlament.


“Sot besoj ju dhe shqiptarët ishit dëshmitarë të një skene aspak të pranueshme për një vend si Shqipëria. Ju e patë të gjithë se çfarë skenari kishin përgatitur kolegët e opozitës dhe e them me bindje që ishte skenar, sepse sot ishte seanca që ne i drejtohemi dhe shprehim shqetësimet që marrim nga Java e Gjelbërt dhe asnjë nga grupi opozitar që krijoi dhe atë skenë të papranueshme sot në sallë, nuk ishte regjistruar më parë për të folur. Pra, ishin përgatitur më përpara për këtë skenar”, deklaroi Çuçi jashtë sallës së Kuvendit.”

Megjithatë, ai u shpreh se seancat në vijim do zhvillohen në kushte krejtësisht normale, duke theksuar se do të miratohen të gjithë projektligjet në të mirë të shqiptarëve.

“Besoj se kjo është e qartë. Skenari i tyre për të prishur me çdo formë seancat solemne se të tilla janë, por ju garantoj që kjo gjë nuk do ndodhë, Parlamenti do vijojë normalisht, ne do miratojmë projektligjet që janë në të mirën e avancimit të Shqipërisë në rrugën drejt BE dhe padyshim në të mirë të gjithë shqiptarëve./tvklan.al








Të ngjashme

Read Entire Article