Curry shkëlqen në triumfin e Golden State Warriors, Philadelphia 76ers merr fitoren e gjashtë radhazi

10 months ago 25

Golden State Warriors është rikthyer te fitorja pas dy humbjeve radhazi në elitën e basketbollit amerikan NBA.

Në duelin e zhvilluar në Chase Center, Warriors ka triumfuar ndaj Brooklyn Nets me katër pikë diferencë 124:120.

Stephen Curry si gjithmonë ka qenë fantastik në këtë fitore të GSW me 37 pikë, tre kërcime e një asistim.

Me lojë të mirë u dallua edhe Klay Thompson që realizoi 24 pikë e pesë kërcime.

In the East 📊

Sixers win their 6th straight pic.twitter.com/VChUC4MuAr

— NBA (@NBA) December 17, 2023

Fantastik në këtë sfidë ishte edhe Cameron Thomas i mysafirëve që e mbylli ndeshjen me 41 pikë, pesë kërcime e dy asistime, por që në fund nuk mjaftuan për fitoren e Brooklyn.

Ndërkohë Philadelphia 76ers ka shënuar fitoren e gjashtë radhazi, pasi ka triumfuar në udhëtim te Charlotte Hornets me 53 pikë diferencë 82:135.

Joel Embiid ishte i jashtëzakonshëm në këtë sfidë me 42 pikë, 15 kërcime, tre asistime e dy bllokada. /Telegrafi/ 

Read Entire Article