Daja: Isha i detyruar të bëja rotacion ndaj Llapit

11 months ago 25
Reklamë

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja ka folur pas fitores ndaj Llapit, duke thënë se ka qenë i detyruar që edhe këtë javë të bëjë rotacion.

Ai u ndal edhe te Arb Manaj dhe Walid Hamidi, duke shpjeguar situatën e tyre.

“Jemi të detyruar të bëjmë ndryshime për shkak të orarit të ngjeshur që kemi. Duhet patjetër që brenda këtyre ndeshjeve të bëjmë rotacione. Sot kemi përdorur formacionin pak a shumë më të përafërt. Kemi 15-16 lojtarë që mund t’i përdorim”.

“Arb Manaj do të futet në fushën e lojës sepse po rritet edhe në aspektin fizik. Do ta kemi edhe një sulmues shtesë dhe mund ta përballojmë mirë kalendarin e ngjeshur. Ndryshimet që bëjmë nuk realizohen shpejt”.

“Hamidi ishte hera e parë që luajti si sulmues i parë me Gripshin. Të gjithë duhet përshtatur”, ka thënë fillimisht Daja.

Ballkani edhe pse fitoi, goli i Llapit erdhi pas gabimit të rëndë të Enea Koliçit, që mbajti topin në zonë.

“I thashë Koliçit që nuk i kthejmë gjërat mbrapsht dhe duhet ta harrojë atë që bëri. Jo vetëm Enea, por mënyra e lojës që bëjmë nga prapa, rrezikojnë jo vetëm portieri, por edhe mbrojtësit. Do gabojnë edhe ata”, ka shtuar Daja.

Pas kësaj fitoreje Ballkani ka rrëbyer pozitën e parë nga Llapi. /Telegrafi/

Read Entire Article