Daja: Vetëm me karakter mund të përmbysësh rezultatin në një mot të tillë

10 months ago 11

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, është shprehur i kënaqur me rezultatin e ndeshjes ndaj Fushë Kosovës.

Daja vlerësoi karakterin e lojtarëve të tij që me përmbysje të rezultatit arritën tri pikët e radhës në kampionat.

“Ishte një ndeshje të cilën e fituam duke kthyer rezultatin. Nuk na munguan rastet dhe vazhdojmë të ecim përpara. Të premten u kthyem nga Tirana pas ndeshjes që e patëm në Ligën e Konferencës dhe sot arritëm fitore në kampionat. Kjo është pozitive, pasi vetëm me karakter mund të përmbysësh rezultat në një mot të tillë”, ka thënë Daja fillimisht.

Ballkani pas kësaj fitoreje vazhdon si lider në tabelë me 38 pikë i ndjekur pas nga Drita që ka 28 por me një ndeshje më shumë të zhvilluar.

“Kemi bërë maksimumin, sepse po të shohësh skuadrat tjera të grupit tonë të Ligës së Konferencës kanë ngelur prapa, kurse ne kemi diferencë të pikëve me ndeshje më pak”, është shprehur ai./Telegrafi/

Read Entire Article