Dalin detajet e kontratës së Yamal te Barcelona – klauzolë e çmendur

11 months ago 35
Reklamë

Barcelona dhe Lamine Yamal thuhet se kanë arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës.

Talenti ka befasuar të gjithë me cilësitë e tij, andaj klubi katalunas po e blindon atë me një marrëveshje të re.

Sipas asaj që raporton Fabrizio Romano, Yamal do të nënshkruajë kontratë me Barcelonën deri në vitin 2026.

Klauzola e tij e lirimit do të jetë në shumën e një miliard euro, ndërsa njoftimi pritet brenda 24 orëve të ardhshme.

Kontrata e re thuhet se ishte nënshkruar që nga muaji korrik i këtij viti, ndërsa Barcelona nuk mund t’i ofronte atij edhe më shumë vite, për shkak se është vetëm 16-vjeçar.

Natyrisht se ky është një lajm fantatik për klubin, pasi Lamine tashmë është pjesë e skuadrës së parë dhe po tregon më së miri atë që mund të bëjë. /Telegrafi/

Read Entire Article