Dalin emrat e UDB-ashëve shqiptarë/ Naim Miftari: Kanë përdorur këto fonde për pasuri dhe vrasje të...

1 month ago 15
Reklamë

Në kohën kur po publikohen emrat e UDB-ashëve shqiptarë, ka folur ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

Ish-agjenti flet edhe për bashkëpunëtorët e tanishëm të Serbisë.

Miftari thotë se, gjithë këta kanë tradhtuar Adem Jasharin, Zahir Pajazitin, Sali Çekun dhe kanë përfituar nga paratë e luftës.

“Kanë përdorur fondin “Tre Përqind”, pastaj “Vendlindja Thërret” që të pasurohen dhe të vrasin pastaj komandandët dhe luftëtarët më të zotë të UÇK-së. Ishin këta që formonin e mbanin qeveri me Vuçiqin, Veselinoviçin, Radoiçiqin, Rakiçin e Simiçin. Ishin po këta që e vodhën mbi 20 vite xehen e Trepçës dhe këtë hajni e bënë me kamionë të Veselinoviçit e Radoiçiqit”, shprehet ai.

Miftari shprehet se këta bashkëpunëtorë të Serbisë, ndërtuan rrugë magjistrale me Radoiçiçin dhe me Veselinoviçin në bashkëpunim me sekserët e tyre nga Drenica duke e ndarë me beton Urën dhe qytetin e Mitrovicës.

“Këta matrapazë, lejuan dhe ndihmuan vet nē ndërtimin e qindra shtëpive kolektive në veri të Kosovës për koloni serbe nga Bosnja, nga Kraina e vise të tjera sllave. Ishin pikërisht këta “patriotë” që më 2 e 3 shkurt të vitit 2000 e ndihmuan DGSE-në Franceze dhe UDB-në serbe të bëjnë pastrim etnik në veriun e Kosovës me mbi 15.000 civilë shqiptarë që i përzunë nga shtëpitë e tyre, duke vrarë me dhjetëra dhe duke plagosur e dhunuar me qindra të tjerë. Ishin po këta që uzurpuan toka e fabrika duke shkatërruar sistemin e drejtësisë, arsimin, shëndetësinë e deri të shkatërrimi i lumenjve, pyjeve duke dhuruar mijëra hektarë tokë me demarkacion e “krehje” kufijsh me Maqedoninë dhe Malin e zi me tentimin e dështuar që në fund, edhe Serbisë t’ia dhurojnë rreth 30 % të territorit të shtetit”, shprehet ai.

Miftari thotë se, për të mbetur gjithmonë në pushtet, ata që sollën vëllavrasje u bënë edhe këshilltarë politikë.

“Ishin po keta që edhe vet presidenti Hashim Thaçi kishte pranuar si kēshilltar në zyret e tij pjestarin e BIA-UDB Serbe dhe nuk dha lligari, siç nuk dha Thaçi dhe Mustafa kur shkelen kushtetutën me Asoaciasionin serb ne Kosovë nuk dha përgjegjësi, ishin po këta që pakicës serbe ia mundësuan me ligj të vendosin për shumicën shqiptare dhe detyrimisht, ishin të shtrënguar t’i presin pobratimat e listës Serbe deri në mesnatë që t’ua formonin qeveritë në atë stilin që e dëshironte Vuçiqi”, pohon ai.

Sipas tij, në kundërshtim me vullnetin e popullit, formuan Gjykatën Speciale që ishte dhe është kundër luftës së drejtë të UÇK-së.

“Këta menduan se do të shpëtonin duke u fshehur pas Grenellit për ta bërë kurban njëherë te vendi Jakup Krasniqin “Jakupovskin”, apo djalin e Adem Jasharit, duke menduar se vërtetë ishin duke luajtur k... me Amerikën, prandaj duhet të japin përgjegjësi për tradhëtitë e krimet dhe hajnit e tyre”, përfundon Miftari.

comment

Read Entire Article