Dallgët e mëdha dhe mbrojtësja e portit e ndanë në dysh anijen e mallrave në Turqi

10 months ago 12

Ekipet turke të shpëtimit kanë gjetur trupat e dy anëtarëve të ekuipazhit të një anije për transportimin e mallrave që u fundos në brigjet turke në Detin e Zi, si pasojë e një stuhie të fuqishme.

Ndërkaq 11 anëtarët e tjerë të ekuipazhit të kësaj anije po konsiderohen si të zhdukur, transmeton Telegrafi.

Anija “Kafkametler” që lundronte nën flamurin turk është fundosur mbrëmë pasi që është goditur nga një dallgë e fuqishme në portin e qytetit Eregli.

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Abdulkadir Uraloglu, tha se anija e cila ishte në rrugën e saj për në portin perëndimor turk të Izmirit, goditi një mbrojtëse të portit disa herë përpara se të fundosej.

Operacioni i kërkim-shpëtimit u vonua për disa orë për shkak të motit të keq. Uraloglu tha se kur moti u qetësua, shpëtimtarët gjetën trupin e kuzhinierit të anijes.

🇹🇷 In Turkey, a cargo ship broke in half due to a storm.

The incident occurred in the port of the city of Eregli in the Black Sea. The ship was sailing from Odessa under the flag of Cameroon pic.twitter.com/bgmupdwQPM

— Truthseeker (@Xx17965797N) November 20, 2023

Stuhia e fuqishme goditi pjesën veriperëndimore të Turqisë, duke shkaktuar situatë kaotike dhe dëme të mëdha materiale.

E një anije tjetër transportuese është ndarë në dysh për shkak të kushteve të rënda atmosferike, ka njoftuar zyra e rojeve bregdetare. /Telegrafi/

Read Entire Article