Dallku: Kjo ndeshje do të jetë motiv shtesë për lojtarët, po pësojmë gola të lehtë

11 months ago 27
Reklamë

Trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku tha pas ndeshjes se goli i pësuar la shije të hidhur në ekipin e tij, por shprehet i kënaqur me angazhimin e lojtarëve.

“Kishim dy raste të mira për të shënuar, por ai goli i pranuar na la shije të hidhur. Djemtë e deshën fitoren, luftuan, krijuam edhe raste të ndryshme, por pësuam një gol që ka mundur të jetë i evitueshëm. Kjo do të jetë një motiv shtesë për të mos ia lënë rastit, por duke i përfunduar me gol rastet. Nuk kishim çfarë të bëjmë në pjesën e parë, sepse e dinim që Feronikeli ’74 do të luaj lojë të mbyllur dhe golin do ta kërkoj nëpërmjet kundërsulmit”, ka thënë fillimisht Dallku.

Në vazhdim ai tha se shumë shpejtë do të rikthehen tek rezultatet pozitive.

“Ne po krijojmë raste. Humbëm një rast pa portier kundërshtar dhe një tjetër përballë tij. Kjo dëshmon se nuk jemi në ngërç dhe do të arrijmë tek fitoret. U bën shumë ndeshje që po pësojmë gola të lehtë dhe kjo duket të ndryshojë sa më shpejtë”, përfundoi ai./Telegrafi/

Read Entire Article