Daniele De Rossi, trajner te Roma

8 months ago 18
Reklamë
17:50 16/01/2024

Ish-mesfushori zëvendëson të shkarkuarin Jose Mourinho

Pak orë pas shkarkimit të Jose Mourinho për rezultate të dobëta te Roma emëruan trajnerin e ri, i cili është Daniele De Rossi. Ish-mesfushori i kësaj skuadre firmosi deri në fund të sezonit dhe në bazë të rezultateve do të jetë edhe zgjatja e kontratës.

Sipas mediave italiane, drejtuesit e klubit kanë vendosur si kusht përfshirjen në zonën Champions. Ata e mbështesin zgjedhjen e tyre tek roli i liderit dhe ambicia që ka patur si lojtar De Rossi për të arritur objektivat.

Daniele De Rossi ka qenë pjesë e Roma si futbollist për 18 sezone ku fitoi 1 herë Kupën dhe 2 herë Superkupën e Italisë.

De Rossi ka patur një përvojë disamujore si trajner te Spal gjatë sezonit 2022-2023 në Serie B.

40-vjeçari do të debutojë të shtunën ndaj Verona. Daniele De Rossi e gjen skuadrën në vendin e nëntë 5 pikë larg zonës Champions.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article