Darka në Athinë pa Ramën! Beleri “përjashton” Shqipërinë. Kurti-Zelensky krah Mitsotakis

1 year ago 30
Reklamë

I ka pritur të gjithë , një nga një, tek shkallët e zyrës së tij , për një darkë informale të planifikuar për diskutime mbi të ardhmen e Ballkanit Perëndimor në BE, të cilit tashmë shumë vende të rajonit i janë bashkuar dhe pjesa tjetër po përpiqen të hyjnë.

Interesi i veçantë për të ftuarit e Kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis fillonte prej kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç që qëndruan në një tryezë ,por edhe prezencës së kryeministrit të Kroacisë Andrej Pelnkoviç, për shkak të incidenteve të dhunshme mes huliganëve kroatë e grekë që shkaktuan vdekjen e një 29-vjeçari.

Surpriza e mbrëmjes, që u mësua vetëm disa orë para darkës me prezencën edhe të Presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe Presidentit të Këshillit Evropian Charles Michel ishte vizita e mbajtur sekret e presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy.

“Sot kemi një rezultat të rëndësishëm sa i përket aleancës së aviacionit luftarak. Greqia do të marrë pjesë në trajnimin e pilotëve tanë për avionët F16”, tha presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.

E vetmja mungesë ,ishte ajo e një lideri shqiptar, pas refuzimit që presidenti Begaj i ka bërë ftesës së kryeministrit grek, për shkak të agjendës së tij. Të gjithë e kuptojmë që nuk ishte e mundur të ftohej zoti Rama në një nismë kaq të rëndësishme ka deklaruar mesditën e së hënës zëdhënësi i qeverisë greke ,duke marrë si shkas çështjen Beleri.

Më herët, sapo Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar refuzoi kërkesën për lirim të Fredi Belerit ministria e Jashtme greke me një deklaratë për shtyp theksonte:

“Vendimi i sotëm i gjykatës shqiptare, e cila tre muaj pas arrestimit dhe burgimit të tij, rrëzon kërkesën për lirim të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri dhe pengon betimin e tij si kryetar i zgjedhur i saj, nuk është në përputhje me parimet e shtetit të së Drejtës, prezumimit të pafajësisë dhe respektimit të të drejtave politike të të gjithë qytetarëve. Është në kundërshtim të drejtpërdrejtë me ligjet e së drejtës Europiane, të cilën autoritetet shqiptare duhet ta respektojnë rreptësisht.”

Ndërkohë reagime të mëdha sidomos në gjirin e politikanëve të Demokracisë së Re ka shkaktuar deklarata në televizionin shtetëror e ish ministrit të Jashtëm të syrizës për kryetarin e zgjedhur të Himarës dhe të kaluarën e tij.

“Çështja Beleri duhet të ishte zgjidhur prej kohësh,e dinë shumë mirë edhe Athina edhe Tirana rolin e Belerit. Beleri nuk është një njeri i pafajshëm, ka një histori politike, por ka edhe një histori të errët. Duhet të ishte pastruar kjo histori prej kohësh dhe të mos arrinte të bëhej molla e sherrit dhe një gjëmb diplomatik në marrëdhëniet jo dhe aq të lehta midis Athinës dhe Tiranës”, tha ish zv/ministër i Jashtëm i Syrizës, Nikos Ksidhakis.

Mbrëmja informale e liderëve ballkanikë në Athinë është pritur me interes të madh nga mediat greke por dhe të huaja.

Top Channel

Read Entire Article