Dashuria me trafikanten e drogës, ndërmjetësi i kokainës dhe cigaret kontrabandë, të pathënat e vrasjes së Thimi Priftit në Greqi

10 months ago 19

Një lidhje dashurie që daton në fillim të viteve 1990, për të cilën shumë pak e dinin, erdhi në mendjen e ish-oficerëve të Narkotikëve kur u bë e ditur të enjten e kaluar mbrëma se Thimi Prifti alias Thimi Droboniku u qëllua për vdekje nga një sulmues i panjohur jashtë shtëpisë së tij në Paleo Faliro.

Media greke zbulon se kush ishte personi që sipas vlerësimeve të oficerëve të policisë greke me përvojë dhe njohuri të madhe në çështjet e tregtisë së paligjshme të drogës, i dha Thimit rolin e “ndërmjetësit” për këdo që donte të sillte sasi droge në Greqi nëpërmjet karteleve të Amerikës Latine. Bëhet fjalë për një grua, moshatare me 56-vjeçarin, me të cilën ka pasur një lidhje.

Ky person rezulton me një prani të bollshme në vitet ’90 deri në fillim të viteve 2000 në hapësirën televizive. Në fillim ajo mbajti një pozicion prapa kamerave dhe më pas mori detyrën si prezantuese e programeve argëtuese në stacione të vogla televizive. Shumë shpejt, sy jeshilja me flokë bionde mori postet e përgjegjësisë, duke arritur në një moment të vendosë për programin e emisioneve. “Megjithatë, askush nuk e dinte se çfarë fshihej pas një udhëtimi në vit që kjo grua bënte në vendet e Amerikës Latine dhe sigurisht që ishte e pamundur të lidhej me trafikun e drogës”, thotë një oficer policie që ishte marrë me personazhin televiziv. Për organet e akuzës, ai ishte njeriu që i dha Thimit, rolin që luante prej kohësh, atë të “ndërmjetësit”.

Por disa vite më vonë, “agjencitë e huaja shfaqën interes për lëvizjet e gruas greke, pasi “antenat” e tyre kishin kapur lëvizje dhe kontakte të dyshimta”, kujton një oficer policie që shërbente në atë kohë në Sektorin e Narkotikëve. Informacioni specifik u bë i sigurt kur rreth një dekadë më parë oficerë policie nga Evropa Veriore po festonin kur kolegët e tyre grekë kishin arritur ta lokalizonin në një lokal në Glyfada dhe e kishin vënë në pranga.

Ndaj saj, si dhe ndaj partnerit të saj në atë kohë, shërbimet e huaja kishin lëshuar një urdhër arresti për import dhe trafikim të sasive të mëdha të lëndëve narkotike, disa milionëshe dhe pastrim parash. Ajo shkoi në burg, ndërsa Thimi, me të cilin ishin ndarë në atë kohë, krijoi familjen e tij, por nuk u largua asnjëherë nga roli i ndërmjetësit. Informacionet që kishin mbërritur në katin e 11-të të Drejtorisë së Policisë Greke, thoshin se Thimi vite më parë ka hapur edhe dyqanin e tij me meze, por nuk ka arritur ta mbajë hapur për një kohë të gjatë.

“Balkanëeb” disponon emrin e plotë të ish prezantueses greke por për arsye etike nuk e bën publik. Në fakt ajo u arrestua në vitin 2013 së bashku me baronin anglez të drogës Kevin Steven Hanley. Ata ishin pjesë e një organizate që kishin trafikuar në Britaninë e Madhe 2 ton kokainë dhe sasi të mëdha marijuane dhe amfetamine si dhe kishin pastruar 2.4 mln paund britanikë. Britaniku aktualisht 61-vjeçar ishte një nga personazhet kryesore të një thrilleri me shije hollivudiane. Ai ishte numri 2 i organizatës mafioze e cila prej vitit 1996 importonte tonelata kokainë në tokën angleze dhe ishte lidhja e Brian Ëright me bosët e drogës në Bogota dhe Medellín. Që nga nëntori i 2021 deri në korrik 2013 kur u arrestuan, Njësia Speciale e Krimeve të Scotland Yard e kishte kërkuar atë. Por më pas ai arriti të arratisej me producenten televizive greke nga banesa e tij në Londër, duke lënë pas 20 kg kokainë, 15 kg kanabis dhe 15 kg amfetaminë. Por ai harroi të merrte me vete 2.100.000 paund cash.

Thimi Prifti alias Thimi Droboniku, herën e fundit që u kap me autoritetet ligjzbatuese greke ishte maji i këtij viti, kur u arrestua me tre persona të tjerë si anëtarë të një organizate kriminale që trafikonte drogë dhe produkte duhani, si puro. Sipas provave në ngarkim të tij, së bashku me një tjetër të akuzuar, “ata ishin përgjegjës për gjetjen dhe furnizimin e sasive të drogës dhe duhanit kontrabandë për t’u trafikuar, si dhe gjetjen e klientëve me bashkëpunëtorët e tyre të drejtpërdrejtë”.

Por ajo që duket se e ka rënduar pozitën e 56-vjeçarit ishte fakti se në shkresat policore thuhej se njëri nga të arrestuarit “është kapur duke poseduar për llogari të tij, me qëllim trafikim të mëtejshëm, dy pako najloni me një përmbajtje totale bruto kokaine me peshë 750 gram”. Megjithatë, Thimi u la i lirë me kushte kufizuese deri në mbrëmjen e 30 nëntorit, kur u qëllua për vdekje nga një person i panjohur i armatosur jashtë shtëpisë së tij në Paleo Faliro.

Për oficerët e Vrasjeve që bashkëpunuan me Sektorin e Narkotikëve, motivi më i mundshëm i autorit dhe bashkëpunëtorëve të tij i ka “rrënjët” në të kaluarën e viktimës. “Karta” e vdekjes që i ishte vendosur 56-vjeçarit tregon se ndonjë “llogari e vjetër” nuk ishte mbyllur dhe kështu vendosën të largonin nga rruga një njeri që kishte respektin e zonës së të jashtëligjshmëve. . Megjithatë, ata nuk kanë hezituar ta qëllojnë nga afër, sapo ka zbritur nga motori. Më pas autorët janë zhdukur në errësirë, ndërsa policia të nesërmen ka krehur rrugët e ngushta të zonës për të parë rrugën e arratisjes dhe bashkëpunëtorët e mundshëm.

Në pallatin e rrugës “Atlantos”, qiramarrësit dhe fqinjët nuk e dinin të shkuarën e “zotërisë së butë nga Shqipëria, që jetonte për shumë vite në të njëjtën banesë me gruan dhe djalin e tij të mitur”. Ata kishin kontakte dhe marrëdhënie formale, pa dëgjuar asnjëherë asgjë për viktimën 56-vjeçare.

Tre të shtënat e qëlluara atë natë ishin i vetmi “tingull” që ishte dëgjuar për Thimin. Zyrtarët e vrasjeve nuk janë pesimistë për rastin, por sigurisht që do të duhet shumë kohë për ta zgjidhur. Në shtëpinë e tij, kur u kontrollua pas arrestimit për drogë dhe cigare ilegale, u gjet “një kartë identiteti e rreme e autoriteteve bullgare dhe një patentë shoferi e autoriteteve bullgare dukshëm false”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article