PEE njeh zyrtarisht Sali Berishën në krye të PD-së, Weber i kërkon nominimin e kandidaturave për… (Letra)

2 hours ago 30

Partitë Popullore Europiane (PPE) rikthyen me status aktiv bashkëpunimin me Partinë Demokratike të drejtuar nga Sali Berisha. Kjo të paktën, sipas një letre të siguruar nga gazetari i News24, Osman Stafa, që mban firmën e Presidentit të PPE-së, Manfred Weber, dhe që i drejtohet Sali Berishës, si kreu i PD-së.

Kjo është letra e parë që PPE i drejton zyrtarisht PD-së nga momenti që Berisha mori drejtimin, pas vendimit të Gjykatës së Apelit.

Në letrën drejtuar Sali Berishës, Presidenti i Partive Popullore Evropiane Manfred Weber, i shkruan Berishës që t’i nominoj kandidaturat për në Asamblenë Politike të Partive Popullore Evropiane, raporton gazetari i News24, Osman Stafa.

Situata e krijuar në PD në tre vitet e fundit, pas përçarjeve të vazhdueshme, bëri që  PPE, të pezullonin Partinë Demokratike, nga aktivitet e saj.

Krijimi i situatës në Shqipëri, ku Lulzim Basha pretendonte se drejtonte PD-në e nga ana tjetër Berisha shprehej se PD-ja e vërtetë është ai, bëri që PPE, të mos mbante anë, por të linte që konflikti të zgjidhej ligjërisht.

Me vendimin e Gjykatës së Apelit për vulën e PD-së, duket se PPE, tashmë ka hequr pezullimin për Partinë Demokratike duke njohur Sali Berishën si kryetar të saj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article