Një dasëm është kthyer në një masakër me pesë viktima në Tailandë pasi dhëndri me paaftësi trupore vrau me armë gruan e tij, vjehrrën e dy të ftuar para se të vriste veten, në aktin shokues.
Tragjedia ndodhi mesditën e të shtunës në Wang Nam Khieo në verilindje të Tailandës, ku po mbahej dasma mes 29 vjeçares Chaturong Suksuk, dhe 44 vjeçarit Kanchana Pachunthuek, i cili ishte gjithashtu një atlet i garave paraolimpike (për njerëzit me paaftësi) teksa kihste hubur njërën kembe gjate shërbimit ushtarak.
Gjatë celebrimeve të afërmit e të ftuarit vërejtën debate mes dhëndrit ish-ushtarak dhe gruas së tij në lidhje me “paaftësinë e tij”.
Rrjedhimisht ai kishte dalë dhe ishte rikthyer me një pistoletë duke vrarë gruan e tij, nënën e saj 62-vjeçare Kingthong Klajorho, dhe motrën e saj 38-vjeçare Kornika Manator.
Plumbat qorr goditën dy të ftuar të tjerë, një prej të cilëve gjithashtu humbi jetën. Viktima ishte 50 vjeçari Thong Nonkhunthod, ndërsa 28 vjeçari Bamrung Chaterarat, mbeti i plagosur.
Dhëndri, i cili kishte qenë notar paraolimpik në lojrat aziatike të Indonezisë vitin e shkuar, pas ngjarjes qëlloi veten në kokë duke u vetëvrarë.
Policia tha se 11 plumba ishin rikuperuar nga vendngjarja, teksa skena ishte e mbushur me trupa dhe gjak.
Megjithse motivi i saktë nuk është përcaktuar, mediat vendase thonin se konflikti kishte nisur prej pasigurisë së dhëndrit për paaftësinë e tij trupore.
Policia tha se Chaturong ishte një ish-marins i bazës detare Sattahip në Chon Buri, por kishte humbur njërën këmbë në një aksident gjatë detyrës.
Çifti kishin jetuar tre vjet së bashku para martesës, shkruanin mediat tailandeze.
Top Channel