Ka nisur sot Kuvendi i Shqipërisë mes debateve të shumta.
Gjatë replikës pas fjalës së Berishës dhe Bashës, të cilët kërkonte që çështja kryesore në këtë kuvend të ishte Kosova, Spiropali shprehet nuk duhen futur interesat politike në çështjen e Kosovës dhe Shqipërinë. Ajo i kërkon që të zgjidhin hallet e shtëpisë e më pas të merren me problemet e Kosovës. Gjithashtu ajo shprehet se Lulzim Bashës i shkon shumë për shtat thënia në një film, “memecit i erdhi goja”.
“Mund t’i shkojë përshtat ajo thënia në film, “memecit i erdhi goja”, por në këtë rast do ishte zotit Lulzim i erdhi goja në Kuvend edhe i erdhi hidhur sepse nuk mundet që në këtë foltore të merret me kryetaren e kuvendit, me kuvendin e Shqipërisë, me rregullat dhe kushtetutën, kur hallin nuk e ka as tek kushtetuta as tek kuvendi, por e ka tek shtëpia e tij dhe për më tepër nuk mundet që nga kjo foltore.
Tentativa për të krijuar një narrativë me heronj dhe tradhtarë me të shitur dhe të blerë, është narativa më e rrezikshme dhe e dëmshme për Kosovën, nuk ka më të dëmshme se kjo që për interesat e partisë të fusni Kosovën e Shqipërisë. Ka kush i del për zot Kosovës dhe Shqipërisë. Zgjidhni hallet e shtëpisë pastaj merruni më çështjet e Kosovës dhe Shqipërisë. Problemet që keni po ndikojnë në mënyrë më problematike për çështjet tona , por doni ta eksportoni këtë gjuhë dhe problem edhe në Kosovë. Institucionet e Kosovës i dalin për zot Kosovës, edhe Shqipëria i ka dalë Kosovë sepse nuk ka aleatë më të fortë Kosova se Shqipëria . Do jeni aty për ta. Ju zgjidhni problemet tuaja dhe hajde flisni këtu për të zgjidhur hallet e Kosovës”, tha Spiropali.
Top Channel