Debat nesër në Kuvend? Bardhi: 28 deputetë e kanë njoftuar kryetarin e grupit parlamentar të PD

1 year ago 22
Reklamë
16:57 20/09/2023

Me përfundimin e mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve ka folur për mediat Gazment Bardhi nga radhët e PD-së.


Bardhi theksoi se nesër opozita do të paraqesë në Kuvend kërkesën për të përfshirë në rend dite një projekt vendim që ndryshon përbërjen e anëtarëve në Komisionin për Reformën Zgjedhore.

“Nuk e kanë prioritet realizimin e Reformës Zgjedhore, sot që flasim në përbërje të Komisionit të Reformës Zgjedhore ka deputetë të Kuvendit të Shqipërisë që kanë një vit që kanë dorëzuar mandatet, përbërja nuk përputhet me realitetin e gjendjes së sotme në Kuvend.  Megjithatë nuk pati një shprehje qëndrimi përsa i përket kësaj pike, bënë sikur nuk e kuptonin kërkesën e opozitës, në parim kreu i grupit parlamentar të PS-së pranoi që është opozita që përcakton ekipin e përfaqësuesve të saj në komision dhe ata nuk ndërhynë në këtë pikë, ne e kemi propozuar ekipin dhe nesër që në mëngjes do nisim kërkesën drejtuar kryetares së Kuvendit për të ndryshuar rendin e ditës, për një projektvendim sa i përket përbërjes së re të Komisionit të Reformës Zgjedhore. Ne kemi vendosur të ndryshojmë përbërjen dhe si mesazh.”

Së dyti, ai theksoi se Gjykata Kushtetuese është një institucion në varësi të qeverisë, por opozita do votojë kundër ligjin për të rritur pagat e anëtarëve të kësaj gjykate.

“E dyta çështje që dua të ndaj me ju ka të bëjë me një ligj që në gjykimin tonë heq kapjen nga qeveria të Gjykatës Kushtetuese, propozimi i Edi Ramës dhe qeverisë për të rritur me 7 mijë lekë në muaj pagat e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese vjen si një pazar i qartë mes GJK-së dhe qeverisë.”

I pyetur se kush e drejton grupin parlamentar të PD-së, Bardhi nuk la vend për paqartësi.

“Për grupin parlamentar të PD-së është e qartë se kush është, ka një lojë të Edi Ramës për të mbajtur ndezur konfliktin në opozitë, pjesë e së cilës për fat të keq janë bërë disa kolegë. Deputetët e grupit parlamentar të PD-së, 28 prej tyre e kanë njoftuar kryetaren e Kuvendit se kush është kryetari i grupit./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article