Debat për Ahmetajn në Kuvend, Spiropali: S’ka argument që e bën pis Ramën në raport me drejtësinë

1 year ago 48
Reklamë

Ka nisur me debate seanca e sotme plenare, ku opozita kërkon futje në rend dite diskutimin për arrestimin e Arben Ahmetajt dhe prezencën e Ramës në Parlament.

Ministrja Elisa Spiropali i është përgjigjur akuzave të deputetëve të opozitës në Kuvend të cilët fajësojnë qeverinë për rastin e Ahmetajt dhe Rrajës. Spiropali tha se raporti i qeverisë me drejtësinë është i qartë dhe nuk ka argument që e bën Ramën “pis”.

 “Nëse ka një çështje që s’na kompleksoni dot, është raporti ynë me drejtësinë. Nëse doni t’ju marr shembuj të pafundmë të raportit tonë qytetar institucional dhe ligjor me drejtësinë, qetësohuni, qetësohuni.. ky është rasti. Ju jeni mësuar me kryeministra që për drejtësinë kanë folur por nuk kanë vepruar. Rama nuk flet për drejtësinë, nuk e përdor politikisht, nuk e përdor si armë, nuk e përdor si hanxhar. Nuk bën populizmë por lë drejtësinë të bëjë punën e saj. Edhe si shumicë ne kemi bërë një ndarje nga politika që për drejtësinë vetëm flet që i akuzon kundërshtarët politik dhe i bën gjyqin pa fakte por nuk i çon ku duhet sepse ruan ekuilibrat. Ne e kemi bërë këtë ndarje Gazi, me gjithë respektin që kam për ty. E drejta këtu po cenohet. Në raport me kryeministrin Rama nuk ka asnjë gojë dhe asnjë argument që mund ta bëjë pi në raport me drejtësinë. Unë uroj që drejtësi të bëjë punën e tyre me ndërgjegje dhe profesionalizëm deri në fund. Këtë mbështetje do e japim deri në fund, hajdutët të shkojnë aty ku e kanë vendin. “-tha Spiropali.

Top Channel

Read Entire Article