Debat për Kosovën në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës

1 year ago 29
18:33 10/10/2023

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës, gjatë seancës plenare të Vjeshtës, mbajti një debat për situatën në veri të Kosovës pas sulmit të fundit ku i ngeli i vrarë një oficer i policisë së Kosovës.

28 folës morën fjalën gjatë debatit ndërsa Shqipëria u përfaqësua nga kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, e cila kërkoi që Asambleja të dënojë në mënyrën më të ashpër sulmin e dhunshëm të armatosur kundër policisë së Republikës së Kosovës më 24 Shtator në veri të vendit.

“Ky sulm është një akt kriminal dhe i rrezikshëm agresioni kundër stabilitetit, integritetit, pavarësisë, ligjit dhe rendit të Kosovës, por jo vetëm. Ai është gjithashtu një kërcënim i rëndë për sigurinë dhe stabilitetin e të gjithë rajonit të Ballkanit, me pasoja të drejtpërdrejta për Evropën tonë të përbashkët”, tha ndër të tjera Bushka. /tvklan.al








Të ngjashme

Read Entire Article