Debate në Kuvend për kalendarin e punimeve, Bardhi: Nuk cakton datën e shqyrtimit të iniciativave të deputetëve

1 year ago 20
Reklamë
10:39 21/09/2023

Kalendari i punimeve në senacë plenace ka shkaktuar debate mes deputetëve në Kuvend.

Gazment Bardhi është shprehur se grupi parlamentar i PD-së është kundër një kalendari që nuk cakton datën e shqyrtimit të iniciativave të deputetëve që presin prej 2 vitesh për t’u shqyrtuar në Kuvendin e Shqipërisë.

Nga ana tjetër, Ermonela Felaj dhe Klotilda Bushka kanë thënë se ka pasur dakordësi për kalendarin e punimeve në Kuvend.

Gazment Bardhi: Nuk ka një miratim të kalendarit të punimeve të Kuvendit, ne jemi kundër një kalendari që nuk cakton datën e shqyrtimit të iniciativave të deputetëve që presin prej 2 vitesh të shqyrtohen në Kuvendin e Shqipërisë. Sa kohë kjo dakordësi, nuk gjente pasqyrimin në kalendarin e punimve, përfshirë ligjin për minimumin jetik, ku qytetarët protestojnë jashtë për t’u miratuar. Duhet të ketë datën kur shqyrtohet. Keni marrë dhe një njoftim dhe nga grupi parlamentar i PD-së. Do të duhej të lexonit vendimin e PD. Nuk mund t’i zgjidhni shkresat, lexohen të gjitha siç vijnë, pavarësisht a ju pëlqejnë apo jo drejtueses së përkohshme të Kuvendit.

Ermonela Felaj: Nuk është e vërtetë që ka pasur një afat për kalimin e tyre në seancë plenare, por janë nxitur komisionet që t’i trajtojmë të gjitha. Të gjitha ishin vënë në lëvizje dhe fjala juaj ka ardhur pasi kolegët kishin votuar, përfshirë edhe ju. Ka pasur dakordësi për kalendarin.

Gazment Bardhi: Kanë pasur 1 javë kohë komisionet që të përgatisin një axhendë se kur do të shqyrtohen në seancë dhe ramë dakord që kjo do të ishte hera e fundit ku nuk shqyrtohen iniciativat e deputetëve. 3 kolegë kanë bërë propozimet e tyre. Kur erdhi propozimi i bërë, ju nuk ratë dakord dhe ne kemi votuar kundër miratimit të kalandarti dhe sipas rregullores, duhet ta hidhni në votim në seancë plenare.

Klotilda Bushka: Kalendari është miratuar, por ka pasur një rezervë për çështjet që lidhen me nismat legjislative të deputetëve, por kemi informacion se të gjitha komisionet i kanë çështjet në shqyrtim dhe kanë marrë përgjigje dhe kemi thënë që nuk mund të përcaktojmë një datë. E rëndësishme që nismat të shyrtohen në komisione, por sapo të jenë gati të futen në seancë plenare. Kjo është një çështje teknike dhe nuk mund të bllokojnë punimet në kuvend përsa kohë që provohet vullneti i të gjithëve për nismat e deputetëve. Kalendari është miratuar me konsensus. Ato nuk mund të jenë pengesa për të marrë kaq shumë kohë ne tani për një çështje teknike./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article