Debate të ashpra në Këshillin Bashkiak

1 year ago 48
Reklamë
19:46 15/09/2023

Veliaj: Tirana sot më e pastër, Kavaja pagoi 122 milionë Lekë për inceneratorin

Mbledhja e Këshillit Bashkiak së Tiranës e zhvilluar këtë të premte ëshë shoqëruar me debate mes opozitës dhe kryebashkiakut, Erion Veliaj.

Shkak u bënë ndërhyrjet e këshilltarëve të opozitës që ngritën si pretendime çështjen e inceneratorit të Tiranës. Ndaj këtyre akuzave Veliaj i kujtoi se sot Tirana është më e pasur dhe se vetë Kavaja ka paguar për inceneratorin.

“Bashkia e Kavajës, në 22 Gusht, e ka paguar inceneratorin 122 milionë Lekë. Bashkia e Kavajës që e drejtojnë këta. Këta thonë: Në Kavajë do ta bëjmë pastrimin. Janë ca hipokritë që flasin gjithë ditën dhe kanë vajtur të parët të paguajnë lekët atje, sepse Kavajën nuk duan ta lënë pis, kurse Tiranën duan ta lënë pis, ngaqë e kuptojnë se pis e lanë. Këta janë ca hipokritë dhe është turp që çuna të rinj i japin fytyrën Saliut, që goca të reja i japin fytyrën Ilir Metës, sepse në të vetmen bashki të vogël që drejtojnë, në 22 Gusht, në mes të pushimeve, vajtën e i paguan ‘xhixhat’. Këta e kuptojnë që nuk ka gjë pa lekë dhe vajtën në mes të verës, paguan 122 milionë Lekë. Sepse edhe kur e menaxhon shteti, ka kosto”.

Megjithatë ky nuk ishte i vetmi moment ku tonet u ngritën. Diskutimi për ndërtimin e shkollave të reja në kryeqytet prodhoi sërish debate.

Për këtë temë kryebashkiaku iu përgjigj reagimit të opozitës duke iu thënë se sjellja që ata shfaqin do i çojë sërish drejt humbjes në zgjedhje.

Gjatë mbledhjes, kryetari i Bashkisë së Tiranës u ndal dhe tek zjarri i madh që përfshiu të enjtën pallatin shumëkatësh në kryqytet, për të cilën tha se nga shërbimi zjarrfikës u bë një punë e madhe për shuarjen e flakëve.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article