Debati mbi hapjen e urës dhe kërcënimet për masa të reja, Basha iu kundërpërgjigjet ndërkombëtarëve

1 month ago 16
Reklamë

Autoritetet e Kosovës kanë nisur procedura për testimin e fuqisë mbajtëse të urës së Ibrit, si hap para hapjes së saj për qarkullim të automjeteve.

Ky vendim është përballur me kundërshtim të bashkësisë ndërkombëtare, të cilët kanë kërkuar edhe një hap shtesë, një diskutim të ri në dialogun Kosovë-Serbi.

Ndërkohë, kjo çështje nxiti serbët e Kosovës që të protestojnë duke kundërshtuar hapjen e urës.

“Ura e Mitrovicës duhet të hapet pa vonesa dhe pengesa të mëtutjeshme”.

Kjo fjali është përsëritur disa herë në disa raporte të Bashkimit Evropian ku përshkruhet progresi në zbatimin e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për hapjen e urës mbi lumin Ibër.

Ndonëse ndër vite u arritën marrëveshje e dakordime, u investua në infrastrukturën e saj si dhe u hap për qarkullim të këmbësorëve, ura e Ibrit vazhdon të jetë e bllokuar për automjete.

E për këtë çështje, në një prononcim për “Bota sot” ka folur deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha.

Image

Dimal Basha

Si fillim, ai u shpreh se ura duhet të hapet pasi në këtë mënyrë zbatohet marrëveshja e arritur vite më parë, si dhe lehtësohet lëvizja e qytetarëve.

“Kosova ka një marrëveshje për hapjen e Urës se Ibrit, dhe ne mendojmë se kjo urë duhet të hapet sepse edhe zbatohet marrëveshja, edhe lehtësohet lëvizja e lirë mes qytetarëve të të gjitha etnive!”

Po ashtu, deputeti nga radhët e LVV-së potencoi se ndërkombëtarët edhe në të kaluarën e kanë kundërshtuar hapjen e urës, por tani nuk ka arsyje që ta kundërshtojnë atë, pasi strukturat kriminale nuk janë për ta penguar këtë gjë.

“Bashkësia ndërkombëtare dikur e ka kundërshtuar hapjen për çështje sigurie, por sot meqenëse kemi siguri të shtuar dhe strukturat kriminale nuk janë për ta penguar, atëherë nuk ka arsye për ta kundërshtuar!

Përndryshe është komplet paradoksale që BE të kërkoj zbatim të marrëveshjes, dhe njëkohësisht të dënoj Kosovën me sanksione për zbatimin e tyre!”- përfundoi Dimal Basha për “Bota sot”.

comment

Read Entire Article