Gazment Bardhi dhe zv. kryetari i grupit të PS, Toni Gogu, janë bërë pjesë e një debati në Kuvend, në lidhje me rritjen e pagave për gjykatësit e Kushtetueses.
Pjesë nga debati:
Gogu: Fakti që t’u rrit paga, do të thotë se të bleu Rama?
Bardhi: Se kuptova pse kërceve në mënyrë të tillë. Së dyti vazhdove të gënjesh publikisht. Ma gjej në një vend ku kam propozuar rritjen e pagave. Ka qenë një Pazar i pastër mes anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe qeverisë me në krye Ramën. Nuk mund të ketë gjyqtarë që mund ta kenë pagën mbi prokurorët dhe gjyqtarët e SPAK dhe Gjykatës së Posaçme. S’mund të ketë pazar vetëm për një segment të sistemit të drejtësisë.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb