Debati për qëndrimin e SHBA/ Sulo përplaset me Salianjin: Jeni kundërproduktivë dhe të paqartë. Deputeti i PD: Je i indoktrinuar, kreu i opozitës, ai që ka më shumë vota

11 months ago 28
Reklamë

Balkanweb app Get it on Google Play

TIRANË

Debat në studion e emisionit “Open” në News24 për deklaratën e ambasadës amerikane.

Gazetari Arion Sulo iu kundërvu deputetit Ervin Salianji duke i thënë se nuk ka një qëndrim të qartë dhe sipas tij, fillimisht ka qenë pro shpalljes non-grata.

Nga ana tjetër deputeti i PD e cilësoi të indoktrinuar dhe theksoi se kryetar i opozitës është ai që ka më shumë vota. Sipas tij, është një çështje që e ka zgjidhur populli.

PJESË NGA DEBATI

Sulo: Po je me amerikanët, ji me amerikanët deri në fund.

Salianji: Kundër Ramës.

Sulo: Deklaratat e sotme e ambasadës së SHBA është njësoj si e barit nga znj.Kim.

Salianji: Unë e njoh sot. Sali Berisha dhe me kundërshtimin tim…se jeni mësuar bardhë e zi…dhe pa dashjen time dhe tënden, sot është kryetar i opozitës. Kryetar partie mund të jetë Gjekmarkaj, por kryetar i opozitës është ai që ka më shumë vota. Në PD ka një kontestim për çështje ligjore. Është një çështje që e ka zgjidhur populli. Është ai kryetari i opozitës.

Sulo: Ju keni mbështetur shpalljen e tij non grata. Për mua duhet ta tërheqësh.

Salianji: Je i indoktrinuar. Kam një pyetje, z.Dash Shehi, Mediu, Duka, kë njohin që vijnë aty? Njohin Berishën për kryetar të PD-së? Nuk është grup shoqëror politika. Po njohim një fakt politik. A ka zgjidhje tjetër? Ka mo, të bëhemi si Basha me Ramën.

Sulo: Do vesh në Kukës nesër dhe do mbash miting. Kuksianët do të bëjnë një pyetje çfarë mendon për non-gratën e Berishës.

Salianji: Kuksianët e kanë të qartë, kanë një kandidat të qeverisë dhe një kandidat të opozitës. Ka dhe një tjetër që ka marrë paratë, por s’ka as kandidat asgjë, se i duhet qeverisë. Unë do i them drejtpërdrejt votoni kandidatin e opozitës. Je i indoktrinuar në këtë rast.

Sulo: Ata thonë që ne nuk hyjmë në zgjedhjet e partive politike, pastaj thotë kujdes nga Sali Berisha. Unë mendoj si ju që opozita më e madhe, më reale është z. Berisha, prandaj nuk e adresoj te Rama. Ambasada amerikane është përçarëse me këtë deklaratë, ju këtë nuk e thoni. Jeni kundërproduktivë, jeni të paqartë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article