Deco përmend një gjë që Barça duhet të bëjë përpara se të mendojë të nënshkruajë me Cancelo dhe Felix

10 months ago 26

Joao Cancelo dhe Joao Felix iu bashkuan Barcelonës në ditën e fundit të afatit kalimtar veror.

Dy futbollistët portugez u huazuan te Barcelona nga Atletico Madrid dhe Manchester City, derisa gjiganti katalunas nuk ka një klauzolë për blerjen e tyre.

Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco ka thënë se Barcelona duhet të fitoj ndeshjet fillimisht para se të mendoj për nënshkrimin përfundimtar të dy futbollistëve.

“Para se të flasim për Joaos (Cancelo dhe Felix), ne duhet të fitojmë ndeshjet”, tha drejtori sportiv i Barçës, Deco kur u pyet në lidhje me nënshkrimin e përhershëm të dy të huazuarve.

“2023 as nuk ka mbaruar, ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë dhe jemi më të shqetësuar në baza ditore”.

“Ne jemi të lumtur me Joao Felixin , por nuk është koha”, deklaroi drejtori sportiv i Barcelons.

Felix dhe Cancelo me të vërtetë janë rritur për të fituar ndeshje për Barcelonën këtë sezon, por ata gjithashtu nuk kanë ruajtur qëndrueshmërinë pasi Barça vazhdon të ketë ulje ngritje gjatë sezonit.

Barcelona duhet të paguajë rreth 70 milionë euro për të nënshkruar përgjithmonë të dy lojtarët verën e ardhshme. Nëse nuk arrihet fitimi i trofeve, do të ishte edhe më e vështirë për t’u bërë. /Telegrafi/

Read Entire Article