Degradimi i opozitës: Të godasim Ramën me video false

1 week ago 34
Reklamë

Në një kohë kur nga opozita pritet që të dëshmojë nëse mund të jetë ndonjëherë alternativë e besueshme, panorama në Partinë Demokratike duket çdo ditë edhe më e zymtë.
Sikur të mos mjaftonte mungesa e vizionit politik, zyrtarët e lartë të PD janë dëshmi e shpejtësisë me të cilën mund të degradojë një forcë politike.

Shembulli më tipik është Edi Paloka, ish nënkryetar i PD, sot kryetar i Këshillit Kombëtar të partisë. Për ta kuptuar se sa poshtë ka rënë lidershipi i PD, mjafton të shohësh me çfarë merren politikanë si ai.
Edi Paloka ka shpërndarë sot me zell të madh një video të manipuluar ku pretendohej se ishte kryeministri Rama. Në fakt, sikurse sqaruan vetë portalet mediatike, kjo ishte një video fake, e montuar përmes inteligjencës artificiale, ku një foto e kryeministrit i ishte mbivendosur skenës së një filmi të huaj.

Imazhet e mëposhtme tregojnë haps pas hapi se si është kryer manipulimi me foton e Ramës. Montimi u sqarua nga mediat, teksa opozita shpreson se me video false mund të godasë kundërshtarin e saj.

Shembuj të tillë nuk tregojnë asgjë tjetër vecse mjerimin e madh politik në selinë blu, që me sa duket nuk është në gjendje as të mendojë se si t’i bëjë Ramës oponencë dinjitoze, në vend të falsifikimeve kompjuterike.

Mjerimi që vjen nga figurat e PD, është thjesht dhe vetëm gjendja e natyrshme e një force politike që nuk përfaqëson më asgjë veç llumit që sot, falë edhe medias digjitale dhe inteligjencës artificiale po shpërndahet lehtësisht kudo e kurdo.

Read Entire Article