Deklarata e ambasadës amerikane për non-gratat/ Salianji: Nuk kishim dilema se SHBA-të do ndryshonin qëndrim. Është thirrje për të gjitha palët politike

11 months ago 17
Reklamë

Balkanweb app Get it on Google Play

TIRANË

Bashkimi i deputetëve demokratë, deklaratat e kreut të grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi dhe më pas reagimi i ambasadës amerikane për non-gratat kanë qenë në fokus të emisionit të sotëm “Open” në News24.

Deputeti i PD-së Ervin Saliani i pyetur për qëndrimin amerikan dhe nëse do ketë një distancim nga Berisha tha se nuk prisnin ndryshim nga ana e SHBA, por se opozita nuk mund të bëjë sikur nuk ekziston ky realitet duke kujtuar votat që ka marrë ish-kryeministri.

“Më duket si një qëndrim në përgjigjet të deklaratës së z.Bardhi në Kukës dhe nuk besoj se dikush prej nesh të ketë ndonjë dilemë se SHBA-të do ndryshojnë qëndrim. Ky është një fakt i ditur. Është fakti i ditur po ashtu që ne kemi bërë një betejë publike që e gjithë klasa politike, por duke nisur nga PD të ketë një lidership dhe drejtim të ri. Fakti është se pavarësisht se shqiptarët e dinin që Sali Berisha është non grata, e kanë votuar në masën 500 mijë vota, apo 300 mijë nëse ka ndonjë që e konteston. Është një masë e madhe votuesish për të cilët opozita nuk mund të bëjë sikur nuk ekzistojnë, nuk e shmang dot dhe nuk mund të jetë përjashtuese ndaj një faktori opozitar edhe nëse nuk duam ne. Ekziston aty dhe nuk mund të bëjmë sikur nuk ekziston si realitet”, tha Salianji.

Ai theksoi më tej se apeli i ambasadës amerikane është për të gjitha palët.
“Nuk është një çështje që po ashtu e diskutojmë, marrëdhënien me SHBA-të. Nuk është qëndrim i ri nga ana e SHBA. Unë mendoj që mund të jetë nisur dhe nga situata e këtyre ditëve kur në SHBA po diskutohet çështja McGonigal. Kam përshtypje mund të jetë thirrje dhe për PS-së, për individë në PS. Edi Rama ka disa personazhe të shpallur non-grata nga SHBA-të dhe qeveris bashkë me ta. Mendoj që është një thirrje për të gjitha palët politike në Shqipëri. Është një deklaratë apo sqarim pas deklaratës së z. Bardhi. E gjithë pjesa tjetër nuk shoh të ketë ndryshim dhe nuk pretendojmë të ketë ndryshim. Ka një bashkim të faktorit opozitar dhe mendoj se nuk mund të përjashtohet as Sali Berisha për të bërë të mundur largimin e Edi Ramës”, u shpreh Salianji.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article