Deklarata e Dodik| Rama: E rrezikshme dhe nxitëse kundër Bosnje-Hercegovinës, Kosovës dhe Malit të Zi. Jam i befasuar që BE nuk ka reaguar

11 months ago 10
17:42 31/10/2023

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, kryeministri i vendit Edi Rama ka kërkuar që partnerët e Bashkimit Evropian të reagojnë pas deklaratës së presidentit të Republikës Srpska Milorak Dodik. Ky i fundit pak ditë më parë është shprehur se “brenda këtij shekulli nevojitet një shtet i vetëm i përbërë nga Republika Srpska, Serbia, Kosova dhe Mali i Zi.”

Three days have passed since the dangerous and inflammatory remarks were made against Bosnia and Herzegovina, Kosova, and Montenegro. I must confess, I am surprised by the lack of reaction from our EU partners so far, and I sincerely hope that this silence will be broken as soon…

— Edi Rama (@ediramaal) October 31, 2023

Kreu i qeverisë thekson se kjo deklaratë e rrezikshme nuk mund të kalohet me heshtje, duke shtuar se është i befasuar që nuk ka asnjë reagim deri më tani nga bashkësia ndërkombëtare.

“Kanë kaluar tri ditë që nga deklaratat e rrezikshme dhe nxitëse kundër Bosnje-Hercegovinës, Kosovës dhe Malit të Zi. Më duhet ta them,, jam i befasuar nga mos reagimi deri në këtë moment nga partnerët tanë të BE-së dhe sinqerisht shpresoj që kjo heshtje të thyhet sa më shpejt!”, shkruan Rama./tvklan.al








Të ngjashme

Read Entire Article