Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut, Begaj: Ideali i përbashkët të cilin luftojnë ta arrijnë popujt dhe kombet

10 months ago 27
10:36 10/12/2023

Ditën e sotme bëhen 75 vjet nga krijimi i Deklaratës Universale të së Drejtave të Njeriut. Me këtë rast, Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka bërë një reagim në rrjetet sociale.

Ai thotë se ky dokument themelor ka shënjuar historinë e të drejtave të njeriut. Po ashtu, shprehet se Deklarata është ideal i përbashkët për të cilin luftojnë ta arrijnë të gjithë popujt dhe kombet.

Po ashtu, Begaj përmend edhe rastësinë e bukur që në këtë 75-vjetor Shqipëria u zgjodh për herë të tretë anëtare e Këshillit të të Drejtave të Njeriut në OKB.

“Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut, dokumenti themelor që ka shenjuar historinë e të drejtave të njeriut, përkon sot me 75-vjetorin e krijimit. Deklarata e të Drejtave të Njeriut është ideali i përbashkët, për të cilin luftojnë ta arrijnë të gjithë popujt dhe kombet, që në mënyrë të sigurt çdo individ të gëzojë i barabartë dhe pa diskriminim liritë dhe të drejtat themelore njerëzore.  Është një përkim i bukur që në 75-vjetorin e saj, Shqipëria u zgjodh për herë të tretë anëtare e Këshillit të të Drejtave të Njeriut në OKB. Institucionet tona do të vijojnë të mbrojnë dhe promovojnë të Drejtat e Njeriut për një botë me liri, drejtësi e barazi për të gjithë”, shkruan Begaj në rrjetet sociale./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article