Deklaratat “kundërthënëse” të amerikanëve - zyrtarja e BE-së del me propozim të ri: Kështu motivohet Vuçiqi që ta njohë Kosovën!

2 months ago 8
Reklamë

Deklaratat e fundit të ambasadorëve amerikanë në Kosovë e Serbi, kanë nxitur reagime të shumta. Derisa në Kosovë ambasadori Jeffrey Hovenier ka thënë se qëllimi përfundimtar i negociatave me Serbinë në Bruksel duhet të jetë njohja reciproke, në Serbi ambasadori Christopher Hill, ka thënë se njohja nuk është kusht i BE-së si pjesë e këtij procesi.

E pyetur lidhur me këtë çështje, këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian Kati Schneeberger, ka deklaruar se rezultati përfundimtar duhet të jetë anëtarësimi në Bashkimin Evropian (BE), për të dy vendet.

Për gazetën “Bota sot”, aktivistja nga Austria ka theksuar se përmes këtij procesi, Serbia do ta njohë domosdoshmërisht Kosovën.

Ajo sheh mundësinë që të bëhet përparim më i shpejtë, nëse pesë shtetet anëtare të BE-së, e njohin Kosovën.

“Rezultati përfundimtar duhet të jetë anëtarësimi në BE për të dy vendet. Para kësaj, duhet bërë gjithçka për të përgatitur të dy vendet për këtë. Për këtë do të jetë domosdoshmëri njohja e Republikës së Kosovës nga Serbia. Nëse pesë anëtarët e tjerë të BE-së e njohin Kosovën dhe negociatat e anëtarësimit çohen përpara në mënyrë të pavarur nga njëri-tjetri, ne kemi shansin të bëjmë përparim më të shpejtë sesa nëse vendosim kushtin e njohjes në fillim. Ne nuk po bëjmë përparim në këtë mënyrë, sepse pika kryesore është në fillim”, ka thënë Schneeberger për “Bota sot”.

Sipas saj, Serbia duhet të mbetet jashtë BE-së, nëse nuk njeh Kosovën. Me anëtarësimin e shteteve tjera në BE, dhe lënien jashtë të Serbisë, kjo e fundit, sic ka thënë zyrtarja e BE-së, do të motivohet që të punojë në mënyrë kontruktive në dialogun me Serbinë.

“Të dy vendet (dhe 4 vendet e tjera) duhet të përgatiten për anëtarësim në të gjitha aspektet. Nëse Serbia atëherë nuk është e gatshme për njohje, do të mbetet jashtë derisa ta njohin Republikën e Kosovës. Megjithatë, vendet e tjera mund të bashkohen ndërkohë dhe të përfitojnë plotësisht nga avantazhet e anëtarësimit. Mendoj se kjo do ta motivojë Serbinë. Sidomos kur Serbia e kupton se bllokada dhe mosgatishmëria e saj për të gjetur zgjidhje nuk do t'i ndalë të tjerët, por vetëm veten. Kjo duhet t'i japë Vuçiqit dhe Serbisë një motivim të ri për të punuar në mënyrë konstruktive”, ka shtuar Kati Schneeberger.

comment

Read Entire Article