Deklarimi i shteteve të QUINT-it dhe BE-së kundër hapjes së urës së Ibrit/ Tali: Kjo është nonsens!

1 month ago 5
Reklamë

Kosova siç duhet çdo veprim që duhet ta marrë, duhet të jetë në koordimin me bashkësinë ndërkombëtare, edhe ato vendime që janë brenda territorit të Kosovës, e që janë çështje të brendshme.

Një çështje e tillë mbetet hapja e Urës së Ibrit, gjë të cilën po e kundërshtojnë vet ndërkombëtarët.

Së fundi, përveç BE-së, kundër hapjes së Urës së Ibrit janë deklaruar edhe shetet e QUINT-it.

Vet, ambasadori amerikan në Kosovë, ka thënë se tani ura nuk duhet të hapet.

“Ne përfaqësuesit e Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe, Shtetet e Bashkuara u takuam me kryeministrin Kurti për ta informuar që qeveritë tona në konsultim me NATO-n nuk mund ta mbështesin asnjë ndryshim të statusin aktual të urës së Mitrovicës aktualisht”, tha Hovenier.

Njohësi i politikës, Driton Tali lidhur me këtë çështje ka thënë se qasja e QUINT-it realisht duhet e pakuptueshme.

Sipas tij, hapja e urës të bëhet temë diskutimin në Bruksel, Tali thotë se kjo është nonsens, duke shtuar se kjo jo veç që e nënçmon Republikën e Kosovës por edhe institucionet e shumta ndërkombëtare të involvuara në Kosovë, siç bie fjala KFOR-in

“Të ju them të drejtën unë nuk jam duke e kuptuar këtë qasje, sidomos të miqëve tanë nga QUINT-i.

Krejt normale dhe e logjikshme janë dyshimet për sigurimin në kuptimin e qëndrushmërisë së asaj ure për faktin se ka kohë që është ndërtuar dhe nuk është në përdorim, por ajo i takon ekspertëve të ndërtimtarisë dhe arkitekturës t'i bëjnë analizat dhe ta japin verdiktin e tyre e jo politikanëve.

Sa i përket aspektit politik unë nuk po e shoh poetnën pse hapja e urës të diskutohet me Serbinë në Brukseli?!

Është nonsens!

Kjo jo veç që e nënçmon Republikën e Kosovës por edhe institucionet e shumta ndërkombëtare të involvuara në Kosovë, siç bie fjala KFOR-in. Sepse shtrohet pyetja se: a nuk qenka KFOR-i në gjendje që ta menaxhojë ndonjë trazirë të mundshme të organizuar nga Serbia?!

Dhe si qenka "politikë anti BE apo anti Euroatlantike" hapja e urave - kur urat simbolizojnë integrimin dhe bashkimin e njerëzve!?”, thotë ai.

Sipas tij, eskalime nga komuniteti serb nuk do të ketë pasiqë ata do të jenë përfituesit nga hapja e kësaj ure.

“Sa i përket turbullirave politike nga ana e komuniteti serb unë nuk besoj se do të ketë sepse nga hapja për trafik të asaj ure më së shumti do të përfitojë komuniteti serb që jeton në atë pjesë të vendit tonë.

Andaj, unë pres që QUINT-i së shpejti të reflektojë për faktin se ura nuk paraqet asnjë problem për serbë e asaj anë por përkundrazi, dhe se urat gjithmonë i bashkojnë njerëzit”, përfundon ai për “Bota sot”.

comment

Read Entire Article