Dekretimi i ligjit të ndryshuar për komisionet hetimore parlamentare, Bardhi: Antikushtetues, u miratua vetëm me votat e Edi Ramës

9 months ago 13
14:56 18/01/2024

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi e ka quajtur antikushtetues dekretimin e Presidentit Bajram Begaj për ligjin e ndryshuar për komisionet hetimore parlamentare.

Gjatë fjalës së tij, në një deklaratë për mediat, Bardhi shprehet se kjo ngre një shqetësim për çdo qytetar shqiptar për zhbërjen e çdo mekanizimi kontrolli kushtetues mes pushteteve.

Gazment Bardhi: Dekreti i Presidentit shpalli ligjin antikushtetues të miratuar vetëm me votat e Edi Ramës. Kam për detyrë të komentoj një njoftim për shtyp të Presidencës, i cili ngre një shqetësim për çdo qytetar shqiptar për zhbërjen e çdo mekanizimi kontrolli kushtetues mes pushteteve. Nëse lexon njoftimin për shtyp të Presidencës, do të gjeni aty parimin që Presidenti i Republikës, i vendit tim ka mbi zbatimin e Kushtetutës. Shpallja e ligjit sot është bërë në parimin që nëse Edi Rama do të jepte dakordësinë për ta rishikuar ligjin, Presidenti do të gjente argumenta kushtetues për ta kthyer atë për rishqyrtim në Kuvendin e Shqipërisë. Këtë thotë njoftimi për shtyp i Presidentit Begaj, i cili ndër të tjera citon dhe një të pavërtetë që kanë qenë deputetët e opozitës që kanë shmangur mundësinë për dialog politik. Opozita prej 3 muajsh është në betejë për të kërkuar respektimin e të drejtave të saj kushtetuese dhe në çdo mesazh publik, kemi shprehur gatishmërinë për të gjetur zgjidhje dhe të dialoguar në funksion të rregullores së Kuvendit. Ka qenë mazhoranca që nuk ka pasur asnjë reflektim dhe nuk ka bërë asnjë përpjekje për dialog politik, por ka shtuar arroganën në Kuvend.

Bardhi thotë se sipas tij, Presidenti Begaj lejoi kryeministrin Rama që ta keqpërdorte.

“Kreu i shtetit lejoi Ramën ta keqpërdorte, sot humbi përfundimisht shansin të jetë mbi palët”, thotë Bardhi.

Kreu i grupit parlamentar të PD, Bardhi sjell në vëmendje kaosin në Kuvend në seancën e së hënës kur mori fjalën Presidenti Begaj, gjë për të cilën shprehet se e ka informuar paraprakisht Presidentin se do të ndodhte.

Gazment Bardhi: Unë e kam njoftuar kabinetin e Presidentit mbi atë që do të bënin, ishte zgjedhja e Presidentit që të keqpërdorej nga Rama. Nuk kishte asnjë surprizë për të në atë që ndodhi në seancën e së hënës. E informova paraprakisht mbi atë që do të ndodhte në seancë për të shmangur çdolloj kekuptimi.

Ligji i ndryshuar për komisionet hetimore parlamentare u miratua nga Parlamenti në muajin Dhjetor 2023. /tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article