Del në ankand për një shumë stratosferike kontrata e parë e Messit te Barcelona

7 months ago 19

Peceta që Lionel Messi përdori për të nënshkruar kontratën e tij të parë me Barcelonën do të shitet në një ankand online me çmimin fillestar që thuhet se është vendosur në 380,000 dollarë.

Copa historike është aktualisht e ekspozuar në Shtëpinë e Ankandeve Bonhams në Nju Jork dhe është vendosur të dalë në ankand midis 18 dhe 27 marsit.

Lionel Messi u transferua te Barcelona në vitin 2000, për t’u futur në akademinë e tyre. Agjentin argjentinas Horacio Gaggioli e solli superyllin e ri në vëmendjen e drejtorit sportiv të Barçës, Carles Rexach, por negociatat ishin të ngadalta për shkak të shqetësimeve të klubit për gjatësinë e tij, moshën e re dhe faktin se ai nuk ishte evropian.

Duke kujtuar rrethanat e pabesueshme gjatë një takimi të drekës me drejtuesit e klubit, babai i argjentinasit, Jorge Messi: “Rexach, duke kuptuar se gjërat kishin arritur në një moment vendimtar, nxori një pecetë dhe e vendosi mbi tavolinë … dhe filloi të shkruante”.

Jorge dhe Gaggioli u siguruan nga avokatët e tyre se peceta do të ishte një dokument ligjërisht i vlefshëm dhe kështu filloi një partneritet që do të ndryshonte rrjedhën e historisë së futbollit.
Marrëveshja për pecetën, e shkruar me stilolaps blu: “Në Barcelonë, më 14 dhjetor 2000 dhe prezencën e zotërinjve (Josep) Minguella dhe Horacio (Gaggioli), Carles Rexach, drejtori sportiv i FC Barcelona , pranon, nën përgjegjësinë e tij dhe pavarësisht nga çdo opinion kundërshtues, të nënshkruajë lojtarin Lionel Messi, me kusht që të mbajmë shumat e dakorduara”.

Sulmuesi argjentinas bëri debutimin e tij me ekipin e parë në vitin 2004 dhe shijoi një karrierë të shkëlqyer 17-vjeçare në Camp Nou të ngarkuar me gola, asistime dhe fitime. Ai grumbulloi 672 gola dhe 303 asistime në 778 paraqitje për Blaugranasit. Messi i ndihmoi ata të fitonin katër Liga të Kampionëve, 10 tituj të La Ligës dhe shtatë Copas del Rey, ndër disa suksese të tjera. /Telegrafi/

Read Entire Article