Del Piero zgjedh pesë lojtarët më të mirë të Juventusit në histori, befason me emrat

11 months ago 25
Reklamë

Legjendat e Juventusit, Alessandro Del Piero dhe Claudio Marchisio zgjodhën pesë lojtarët më të mirë në historinë e klubit më të madh italian dhe surpriza e madhe është se ish-sulmuesi la jashtë portierin Gianluigi Buffon.

Të dy kishin për detyrë të zgjidhnin lojtarët nga portieri në pozicionet përpara, dhe Del Piero zgjodhi yjet e vjetër të Juventusit.

Kështu ish-sulmuesi italian përfshiu në ekipin e tij Dino Zoff, Gaetano Scirea, Micheal Platini, Giampiero Boniperti dhe Zinedine Zidane, me të cilin luajti.

Sigurisht, është një befasi që ai la jashtë Buffonin, i cili sipas mendimit të shumë njohësve është portieri më i mirë i të gjitha kohërave, veçanërisht sepse ata ndan zhveshtoren për shumë vite, si dhe ishin kampionë bote me kombëtaren italiane.

Nga ana tjetër, Marchisio vendosi për lojtarë disi më të rinj të Juventusit.

Ai zgjodhi Buffon në portë, Giorgio Chiellini në mbrojtje, Andrea Pirlo dhe Michel Platini në mesfushë dhe Alessandro Del Piero në sulm. /Telegrafi/

Read Entire Article