Demokratët kërkojnë Komision Hetimor për Shëndetësinë

11 months ago 18
Reklamë
14:21 26/09/2023

“Të hetohen 4 kontrata koncesionare, me vlerë 450 mln dollarë”

Grupi Parlamentar i PD ka depozituar në Kuvend kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor për 4 kontratat koncesionare në fushën e shëndetësisë që përllogariten të kenë një vlerë prej 450 milionë dollarësh.

Demokratët kërkojnë hetim parlamentar për kontratën që do të ofronte shërbime laboratorike mjekësore, për shërbimin e hemodializës, për ofrimin e shërbimeve të integruara të furnizimit të setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikale sterile, furnizimin me material mjekësor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale, trajtimin e mbetjeve me rrezik biologjik dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale si dhe për kontratën që do të ofronte paketën e shërbimeve të kontrollit mjekësor bazë për grupmoshat 40 – 65 vjeç.

Kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë Zheni Gjergji ka treguar se çfarë synojnë demokratët të arrijnë nëpërmjet këtij komisioni që mban firmën e 45 deputetëve demokratë.

“Të nxirren përgjegjësitë institucionale si dhe të merren masa të përshtatshme për mbrojtjen e ligjshmërisë në procedurat. 4 kontratat përllogariten në vlerën 45.5 miliardë lekë ose 450 mln dollar dhe konsiderohen si afera e dytë më e madhe korruptive në vend.”

Nga ana tjetër, deputetja Albana Vokshi, nuk i ka kursyer akuzat për korrupsion ndaj qeverisë.

“Shëndetësia është kthyer në një incinerator, në një vrimë të zezë të buxhetit të shtetit, të taksave të qytetarëve dhe më së shumti paratë e Shëndetësisë. Implimentuesi Ilir Beqja është ende i lirë.”

Pak ditë më parë, grupi parlamentar i PD, depozitoi kërkesën për komisionin hetimor në Kuvend për publikimin e të dhënave personale të qytetarëve të cilat kanë rrjedhur bazat e të dhënave shtetërore.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article