Demostrohet se si do të funksionojë asistenti virtual në e-Albania

9 months ago 12
11:50 28/12/2023

Drejtoresha e AKSHI-t, Linda Karçanaj gjatë prezantimit të asistentit virtual ka dhënë më shumë detaje se si do të funksionojë kjo risi.

Karçanaj u shpreh se do të jetë një numër i caktuar pyetjesh për një qytetar ku përmes këtyre pyetjeve synohet që edhe të përmirësohet akoma më shumë asistenti virtual dhe të mësohet më shumë mbi problematikat e qytetarëve.

“Mu kujtuan ato rradhët e gjata që i kemi harruar dhe nuk i përmendim dhe për mua vetë është një gjë e pabesueshme që jemi sot në këtë fazë shumë të rëndësishme drejt inovacioni dhe ndryshimit. Prezantojmë sot asistentin virtual të e-Albania i ideuar për të lehtësuar të përditshmen e qytetarëve duke thjeshtuar ndërveprimin me shtetin. Ky asistent nuk është thjesht një program, por është udhërrëfyesi juaj dhe ndihmësi në 24/7, nuk ka orar zyrtar dhe ju mund ta pyesni dhe ai do t’ju përgjigjet menjëherë. Në mënyrë që shërbimi të jetë i aksesueshëm në kemi bërë të mundur që një qytetar të ketë një numër të caktuar pyetjesh. Ne kemi muaj që e trajnojmë, por nga pyetjet tuaja do mësojë edhe më tepër dhe në do të mësojmë edhe problematikat apo shqetësimet në mënyrë që të përmirësojmë edhe platformën e-Albania edhe shërbimet. Përdorimi i AI nuk ka më një kthim pas.”

Ndër të tjera u bë edhe demostrimi live sesi do të funksionojë ky asistent dhe se si përgjigjet në momentin që i drejtohet një pyetje.

Përveç hapave, afatit asistenti virtual të dërgon edhe linkun ku mund të klikosh  direkt dhe merr shërbimin që ju duhet./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article