Dëmtim serioz, Salah mund të qëndrojë jashtë fushës për gati 1 muaj

7 months ago 12
Reklamë
13:32 23/01/2024

Liverpool ka konfirmuar se dëmtimi i Mohamed Salah është “më serioz se sa ishte njoftuar në fillim”. Kapiteni i Egjiptit pësoi një tërheqje në takimin e fazës së grupeve të Kupës së Kombeve të Afrikës kundër Ganës, që përfundoi me rezultatin 2-2.

Pritej që Salah të ishte i gatshëm për “Faraonët” nëse do kualifikoheshin në fazën e gjysmëfinaleve të kompeticionit. Por të kuqtë kanë njoftuar se Salah do të kthehet në Qendrën Stërvitore të klubit të mërkurën për të nisur një program intensiv rehabilitimi me stafin mjekësor

Federata Egjiptiane vendosi që kapiteni i përfaqësueses të kthehej në Angli, për të vazhduar fazën e rekuperimit, pas akordit me “të kuqtë”. Sipas përfaqësuesit të tij Rami Abas, lojtarit do t’i duhet nga 21 deri në 28 ditë që të kapë gjendjen e tij më optimale. Salah ka luajtur në këtë sezon në 27 takime, ku ka shënuar 18 gola dhe ka dhënë 9 asiste.

Në total është aktivizuar për “të kuqtë” 2046 minuta.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article