Dëmtime në ballë, hundë e faqe të shkaktuara nga goditja me grusht, zbardhet shkaku i vdekjes së Egli Progës: Hemoragji në tru

1 week ago 22
Reklamë

“Unë kam dashur t’i fus një shpullë ta qetësoja por, sa i jam afruar kam ngritur dorën ai është rrëzuar në tokë dhe nuk u ngrit më”.

Kjo ishte dëshmia e Denis Meçes, i cili akuzohet se ka dhunuar për vdekje 42-vjeçarin Egli Proga pasditen e 10 gushtit në Pogradec.

Dëshmi e cila hidhet poshtë nga ekspertiza mjeko-ligjore e kryer nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.

Në akt -ekspertim përshkruhen dëmtimet e konstatuara në trupin e viktimës, në ballë, në hundë, vesh, në faqe, në supin e majtë, të cilat ” janë shkaktuar me mjet të fortë mprehës, si edhe nga goditja me grusht”.

Sipas aktit të ekspertimit, shkaku i vdekjes së 42 vjeçarit është “hemorragji në cipen e trurit dhe hemorragji e indit trunor”.

“Ne mostrën e gjakun të viktimës u zbulua prani e alkoolit etilik në vlerën mesatare 2.82 g/ L” ,thuhet nē akt-ekspertim .

Akt- ekspertimi mjeko-ligjor i është dërguar Prokurorisë së Korçës e cila po vijon hetimet për vrasjen e Egli Progës.

Denis Meçe, akuzohet për vrasje nga pakujdesia. Në dëshminë e tij ai pretendoi se ngjarja ishte një konflikt mes du të dehurve që nisi nga dredhja e një cigareje.  Përpara se të debatonte me viktimën ai tha se kishte pak kohë që ishte ulur në një tavolinë duke prirë birra me dy të tjerë.

“Unë kam marrë cigaren dhe sa kam kthyer kurrizin ky më shau. Unë nuk ja kam vënë veshin dhe kam dalë përjashta dhe jam ulur tek tavolina ime. Duke qenë kjo situatë që ai vazhdonte nga brenda të  shante unë kam hyrë brenda dhe i kam thënë: ore çfarë ke që shan por ai ka vazhduar sërish të shajë dhe unë i kam thënë po hajde pak jashtë të flasim”, ka thënë Meçe.

as kësaj Denis Meçe ka thënë se në debat e sipër ai ka tentuar ta qëllojë me shpullë dhe se menjëherë pas ngjarjes është larguar nga frika.

“Unë kam dashur t’i fus një shpullë ta qetësoja por, sa i jam afruar kam ngritur dorën ai është rrëzuar në tokë dhe nuk u ngrit më. Mua nuk më është besuar dhe pasi jam frikësuar nga situata jam larguar. Unë kisha gjithë ditën që konsumoja alkool dhe me sa pashë edhe ai ishte i dehur. Rrugës për në fshatin Buçimas kam ndaluar makinën time në krah të rrugës dhe kam fjetur pasi isha i dehur, kur më ka dalë gjumi mora në telefon avokatin duke i thënë se çfarë kishte ndodhur pasi kisha merak dhe ai më tha që personi i dëmtuar kishte ndërruar jetë, në këtë moment i kam thënë avokatit eja më merr dhe më shoqëro për në komisariat sepse dua të jap deklaratën time”, është shprehur ai.

Read Entire Article