Dëmtimet e lojtarëve ‘trondisin’ Premier League

7 months ago 27
Reklamë
21:37 22/01/2024

Chelsea me pagesat më të larta, ndjekin Manchester United dhe City

Chelsea është ajo që ka shpenzuar më shumë financiarisht pas epidemisë së dëmtimeve në skuadër. Blutë e londrës kanë qenë edhe skuadra më e goditur nga dëmtimet dhe jo më kot rreth 35 milionë Euro janë shpenzuar vetëm për pagat e lojtarëve të infermierisë.

Rreth 16 lojtarë të ekipit të parë kanë qëndruar larg fushave të lojës për një total prej 1.413 ditësh, ku pjesë e tyre është edhe Armando Broja. Me shifrën e shpenzuar për të mbuluar pagat e lojtarëve të dëmtuar, Chelsea ka shpenzuar më shumë në këtë aspekt deri në këtë pikë të sezonit.

Manchester United është skuadra e radhës që ka paguar shuma të mëdha për yjet e dëmtuar, pasi ka dorëzuar pothuajse 23 milionë Euro për 17 lojtarë. Manchester City ka pasur vetëm nëntë lojtarë jashtë për një total prej 357 ditësh, që do të thotë se ata kanë paguar mbi 15 milionë Euro dhe Tottenham, me 19 lojtarë që mungojnë për 1060 ditë, ka paguar 13 milionë milionë Euro për yjet e tyre të lënduar.

Dëmtimet kanë ndikuar jo pak në ecurinë e skuadrave, të cilat gjenden disi larg objektivave të vendosura në fillim të sezonit.

Shpenzimet për lojtarët e dëmtuar

Chelsea                                 35 milionë Euro
Manchester United                23 milionë Euro
Manchester City                    15 milionë Euro
Tottenham                             13 milionë Euro


Të ngjashme

Read Entire Article