Dënimet për zjarrvënësit/ Rama apel prokurorëve: Zbatoni ligjin që parashikon deri në 15 vite burg për këta kriminelë

1 year ago 26
Reklamë

Kryeministri Edi Rama i kërkon prokurorëve dhe gjykatësve të zbatojnë me përpikmëri ligjin në hetimet ndaj zjarrvënësve.

“Një tjetër zjarrvënës i arrestuar në flagrancë nga Policia e Shtetit dhe një tjetër arsye për ta përsëritur apelin ndaj prokurorëve e gjykatësve në rrethe, që të zbatojnë me përgjegjshmëri ligjin, i cili parashikon deri në 15 vjet burg për këtë soj kriminelësh.

Edhe njëherë përgëzime Policisë së Shtetit për punën shumë të mirë që po bën në këtë front të mbrojtjes së një pasurie kolosale, të krijuar nga breza të tërë për brezat e ardhshëm”, shkruan Rama në një postim në “Facebook”.

Top Channel

Read Entire Article