Dënimi i “Calit” dhe “Ujkut”, paralajmërim për Hashim Thaçin, Kadri Veselin e Rexhep Selimin

1 month ago 7
Reklamë

Pas Salih Mustafës i njohur si komandant Cali, i cili u dënua me 26 vjet burg për krime lufte, përfshirë ndalim arbitrar, torturë dhe vrasje, Gjykata Speciale ka dënuar edhe Pjetër Shalën, i njohur si komandant Ujku me 18 vite burg.

Ashtu si në rastin e Mustafës, edhe në rastin e Shalës shumica e viktimave të tij ishin shqiptar, gjë të cilin e veri në theks Prokurorja e Specializuar Kimberly West.

“Arritja e vënies para përgjegjësisë për krime të rënda – përfshirë edhe kundër atyre personave si z. Shala që kishin shmangur më parë për disa vjet juridiksionin e gjykatave të Kosovës – është një hap i rëndësishëm për sundimin e ligjit. Dita e sotme është gjithashtu një ditë kur ne kujtojmë dhe përulemi para viktimave të krimeve të z. Shala, që ishin kryesisht shqiptarë të Kosovës, dhe atyre familjeve që kanë pritur për një çerek shekulli që i Akuzuari të vihet para përgjegjësisë,”, tha West pas shpalljes fajtor nga Trupi Gjykues për Pjetër Shalën.

E analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Faton Mehmeti, për gazetën “Bota sot” thotë se dënimi i Shalës dhe Mustafës është sinjal i qartë për të gjithë të akuzuarit e Speciales.

“E kemi theksuar edhe më parë se vrasjet politike janë lumi ku do të fundosën të gjithë ata që kanë gisht në ato. Edhe dënimi i Pjetër Shalës është prelud edhe për të tjerët, Thaçin, Selimin, Veselin se çfarë i pret, për ata që janë të përfshirë. Nuk besoj se dikush do të dënohet për luftime në front ndaj ushtarëve serbë, po të ishte ashtu edhe pjesëmarrësit e Koshares do të ishin në burg. Pjetër Shala është dënuar për përfshirjen e tij edhe ndaj shqiptarëve, këtë s’duhet harruar”, shprehet Mehmeti.

Image

Faton Mehmeti

Ai beson se të tjerët që kanë gisht tek vrasjet politike do të dënohen edhe më shumë.

“Duket se më në fund familjet e viktimave të vrasjeve politike do të gjejnë qetësi, pasi do të dinë se kriminelët do të marrin dënimin e merituar. Pjetër Shala u ka futur frikën të tjerëve që kishin menduar se kurrë s’do zbulohen, epo gjaku nuk humb kurrë”, deklaron Mehmeti.

Për fund, Mehmeti thotë se Gjykata Speciale më në fund do t’i zbulojë dhe dënojë të gjithë ata që kryen vrasjet politike në Kosovë.

“Se kush ka gisht tek vrasjet politike nuk e di, por nëse kanë do të dënohen rëndë. Dikush i ka vrarë, dyshimet janë tek ata që janë duke u gjykuar, por i mbetët Gjykatës t'i zbulojë, gjë të cilën besoj fuqishëm që do ta bëjë deri më fund”, përfundon analisti Faton Mehmeti.

comment

Read Entire Article