Dënimi i Shalës/ Tahiraj: Ky vendim i radhës tregon seriozitetin e kësaj Gjykate - institucionet të insistojnë në këtë gjë

2 months ago 11
Reklamë

Politika

Nga: A.SH Më: 18 korrik 2024 Në ora: 14:27

Pjetër Shala

Pjetër Shala, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) është dënuar të martën me 18 vjet burgim për krime lufte nga trupi gjykues i Gjykatës Speciale.

Ai është shpallur fajtor për ndalim arbitrar dhe torturë kundër së paku 18 personave dhe në pikën e vrasjes së paligjshme kundër një personi, më ose rreth datës 5 qershor 1999, në fabrikën e metalit në Kukës të Shqipërisë.

Veprimtari Saim Tahiraj në një prononcim për “Bota sot”, thotë se vendimi duhet respektuar spese po kjo gjykatë është themeluar nga Kuvendi i Kosovës.

“Vendimi i Gjykatës Speciale që Pjetër Shala të dënohet me 18 vite burg është një vendim që duhet respektuar. Gjykata Speciale është formuar nga Parlamenti i Kosovës dhe është pjesë e Drejtësisë së Kosovës, andaj duhet respektuar drejtësinë e pavarur dhe të pandikuar politikisht.

Ky vendim i radhës tregon seriozitetin e kësaj Gjykate dhe duhet t’i bazojmë në paanshmëri. Me këtë vendim janë shtuar shpresat e familjarëve që ju vranë anëtarët e tyre, se më në fund po vendoset drejtësia në vend”, thotë ai.

Sa i përket kritikave ndaj kësaj gjykate, Tahiraj thotë se institucionet përkatëse të Kosovës duhet të insistojnë, që kjo gjyatë të merret edhe me krimet serbe ndaj shqiptarëve.

“Kritikat për njëanshmëri janë ngritur për arsye se po gjykohen vetëm shqiptarët e jo edhe serbët dhe të tjerët. Mendoj se Drejtësia në Kosovë duhet të jetë e barabartë për të gjithë. Pse mos të hetohen dhe gjykohën edhe serbët që kanë kryer krime të papara në historinë e re, deri në gjenocid ndaj shqiptarëve. Mendoj se institucionet përkatëse të Kosovës duhet të insistojnë në këtë, që kjo Gjykatë të merret edhe me krimet serbe ndaj shqiptarëve sepse vetëm atëherë do qetësohet popullata shumicë (Shqiptarët), dhe do ketë besim të plotë në këtë gjykatë”, përfundon ai për “Bota sot”.

comment

Read Entire Article