Ashtu siç ishte parashikuar, ka nisur mbledhja e Komisionit të Shëndetësisë, ku e pranishme është dhe ministrja Albana Koçiu.
Kjo e fundit do të pyetet për ngjarjen që ka ndodhur pak ditë më parë në QSUT. Mbledhjen e kaluar në komision Albana Vokshi bëri një denoncim të rëndë, duke iu referuar burimeve të saj, se 4 pacientë të intubuar kishin humbur jetën si pasojë e mungesës së energjisë në QSUT.
Por ky institucion mohoi akuzuar, ndërsa tha se në QSUT nuk ka humbur jetën asnjë pacient për shkak të këtij defekti teknik.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb