Policia Kombëtare dhe ajo Bashkiake në Spanjë arrestuan pesë persona në mes të një tentative grabitjeje të një kompanie të shitjes së arit në lagjen Salamanca. Një biznes që përveç mineraleve kishte në magazinën e tij metale të çmuara, monedha dhe sende të tjera me vlerë të madhe.
Me të mbërritur në vendngjarje agjentët kanë vëzhguar sesi grupi kriminal kishte bërë një vrimë, nga godina e pasme e biznesit me diametër mbi 60 centimetra. Prej aty kishin hyrë në katin e sipërm të pallatit.
Autorët e krimit të cilët u kapën ishin të veshur me gatera, kapele dhe doreza. Ata kanë pasur edhe një automjet të parkuar në zonë, brenda të cilit kanë gjetur materiale për lakimin e targave, të cilat me siguri janë vjedhur. Të arrestuarit janë nga 45 deri në 30 vjeç, dy prej tyre janë shqiptarë dhe tre të tjerët spanjollë.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb