Deputetët e opozitës bllokojnë foltoren, Nikolla lexon njoftimin e Bashës: Bardhi nuk është më pjesë e grupit parlamentar të PD-së

1 year ago 37
16:59 12/10/2023

Në mbyllje të seancës plenare dedikuar çështjes së Kosovës, kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka lexuar një njoftim të ardhur nga Lulzim Basha, ku thuhet se Gazment Bardhi nuk është më kryetar i grupit parlamentar të PD-së.

Kjo ka nxitur debate në sallë dhe duket se deputetët e PD-së, një pjesë e të cilëve kishin bllokuar foltoren nuk ishin dakord me këtë njoftim të ardhur nga Basha.

Lindita Nikolla lexon njoftimin e ardhur nga Lulzim Basha: Bazuar në detyrimin ligjor të pikës 2 të nenit 16 të rregullores së Kuvendit, në mbështetje të vendimit të Kryesisë së PD-së, bazuar në nenet 22, 26 dh 48 të statutit dhe nenit 3 të rregullores së brendshme të grupit parlamentar të PD-së, ju informojmë se Gazment Bardhi nuk është më pjesë e grupit parlamentar të PD-së duke filluar që nga data 9 Tetor 2023, si pasojë e mbarimit të anëtarësisë së PD-së./tvklan.al








Të ngjashme

Read Entire Article