Deputetët e opozitës bllokojnë me karrige foltoren e Kuvendit

9 months ago 13
09:47 21/12/2023

Teksa jashtë Kuvendit ka nisur protesta e paralajmëruar nga kryedemokrati Sali Berisha, brenda në Kuvend situata është e njëjtë me atë të javëve të fundit. Garda është mbledhur rreth foltores, ndërsa deputetët e opozitës kanë grumbulluar aq karrige sa kanë mundur deri më tani.

Teksa seanca pritet të nisë në orën 10:00, ‘gardhi’ i punonjësve të Gardës është jashtë e brenda. Edhe policia ndodhet jashtë përballë protestuesve të mbledhur para Kuvendit.

Nuk munguan tensionet as në hyrje të Kuvendit. Deputetët e opozitës të përjashtuar me 10 ditë, nuk u lanë të futen brenda.

Në seancën e kësaj të hëne pritet të votohet për kërkesën e SPAK për imunitetin e Berishës.

Ish-kryeministri ndodhet aktualisht në sallën e Kuvendit./tvklan.al



Të ngjashme

Read Entire Article