Deputetët e opozitës përplasen me Gardën në hyrje të Parlamentit

10 months ago 14
09:30 14/12/2023

Deputetët e Partisë Demokratike po përplasen me Gardën në hyrje të sallës së Parlamentit.

Deputetët e opozitës po kërkojnë të hyjnë në Parlament për seancën e sotme plenare, por Garda nuk i lejon për shkak se një pjesë e tyre janë të përjashtuar.

Hyrja e Parlamentit është e bllokuar nga punonjësit e Gardës për të mos lënë në seancë deputetët e Partisë Demokratike që janë të përjashtuar me 10 ditë për shkak të sjelljes së tyre në seancat e kaluara plenare.

/tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article