Deputetët e PD rikthehen nesër në Kuvend pas përjashtimit

11 months ago 14
12:05 29/10/2023

Gazmend Bardhi: Pavarësisht vendimit arbitrat, duhet të jemi të gjithë në seancë

Pavarësisht vendimit për t’i përjashtuar për 10 ditë nga seancat parlamentare, 23 deputetët e opozitës do të marrin pjesë në seancën e së Hënës që pritet të mbahet në orën 17:00.

Në një mesazh dërguar kolegëe të grupit parlamentar, Gazment Bardhi u kërkn të mblidhen së bashku për të shkuar në Kuvend.

“Pavarësisht vendimit të përjashtimit arbitrar, i cili parashikon përjashtimin tonë për 11 ditë, ne duhet të jemi të gjithë në seancë. Për këtë qëllim, mblidhemi të gjithë bashkë në orën 16:30 për të shkuar në grup në seancë.”

Ndërkohë, mbledhja e rradhës e grupit do të zhvillohet si zakonisht, të Martën, datë 31 Tetor, ora 13:00.

Vendimi i sekretariatit të Kuvendit për procedurat, votimet, dhe etikën ka hyrë në fuqi me datë 19 Tetor dhe është publikuar edhe krahas rendit të ditës për seancën e së Hënës. Burime zyrtare i thanë Tv kombëtar Klan News se çdo gjë e ka thënë qartë vendimi për masën disiplinore i marrë nga sekretariati që ju është njoftuar secilit prej të pëjrashtuarve me datën e fillimit dhe data e mbarimit. Sipas këtyre burimeve ditët e pushimit e Shtuna edhe e Diela nuk janë llogaritur ndonjëherë në ndonjë afat penalizimi.

Mes të përjashtuarve janë Sali Berisha, Gazmend Bardhi, Flamur Noka, Ina Zhupa, Bujar Leskaj. Edmond Spaho, Sajmir Korreshi, Luan Baçi, Tritan Shehu dhe Helidon Bushati.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se Parlamentin nuk do e braktisin dhe do të jenë në seancën e së Hënës pavarësisht se ai dhe 22 deputetë të tjerë u përjashtuan nga Komisioni i Etikës.

Klan News








Të ngjashme

Read Entire Article