Deputetët e PD-së nuk lejojnë nisjen e mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve

11 months ago 31
10:25 01/11/2023

Deputetët demokratë nuk po lejojnë nisjen e mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve që ishte planifikuar që të fillonte në orën 10:00. Gazetari i Klan News, Enkel Xhangoli, raporton se shkak për bllokimin e nisjes së Konferencës së Kryetarëve është bërë përjashtimi i 6 deputetëve nga Kuvendi.

Sipas axhendës së publikuar për mediat, në mbledhje e Konferencës së Kryetarëve pritej që të bëhej prezantimi i projektligjit “Për buxhetin e vitit 2024” nga Ministri i Financave deh Ekonomisë, Ervin Mete.

Kujtojmë se ditën e djeshme, Sekretariati për Procedurën, Votimin dhe Etikën ka vendosur të përjashtojë për 10 ditë nga punimet e Parlamentit deputetët demokratë Gazmend Bardhi, Bledion Nallbati, Flamur Noka, Edi Paloka, Albana Vokshi, për shkak se penguan zhvillimin normal të seancës plenare të ditës së hënë./tvklan.al








Të ngjashme

Read Entire Article