‘’Deputetët morën benefite nga Basha, po i shfrytëzojnë me Berishën’’/ Qafoku: Secili në PD lufton për postin personal, ende nuk kanë frymën e bashkëpunimit

1 month ago 26

Roland Qafoku, analist i ftuar në rubrikën ‘Opinion’ ka diskutuar rreth situatës politike në vend, kryesisht në PD dhe çështjen e burgosjes së Salianjit i cili u dënua me 1 vit burg.

Qafoku u shpreh se çështja e Salianjit nuk mund të kthehej në kauzë, kur nuk u kthye çështja më e rëndësishme ajo e Berishës, më tej ai shtoi se brenda Partisë Demokratike ende nuk ka një frymë bashkëpunimi.

Analisti dhe gazetari, Qafoku u shpreh gjithashtu se deputetët e PD kanë përfituar benefite nga situata me Bashën dhe tani po i shfrytëzojnë me Berishën, ai madje shtoi se secili në PD ka merak postin dhe karrigen personale ata ende nuk e kanë mendjen tek populli dhe bashkëpunimi në grup tha Qafoku.

Qafoku:

Nëse do bëhej një listë me politikanët që duhet të ishin në burg, Salianji s’duhet të ishte fare.

Shqipëria ka parë në 4 vitet e fundit shumë politikanë zullumqarë që kanë futur duart në arkën e shtetit dhe jo vetëm politikanë por edhe drejtorë e zyrtarë.

Shumica ku janë vënë në dijeni për burgosjen e Salianjit, kanë thënë çdo ky në burg ne prisnin të tjerë.

Jam i bindur që nëse gjykata do marrë vendimet e duhura do ti shërbente edhe klasës politike shqiptare.

Nga ana tjetër kjo çështje nuk mund  të kthehet në kauzë, sepse nëse nuk u kthye ajo e Berishës…

Pra asnjëri nuk u kthye në kauzë.

Në PD ka një nënkryetar si Bardhi që nuk është votuar është katapultuar me ndryshime staturore por edhe Gjekmarkaj, pra benefitet këta i morën nga Basha e po i shfrytëzojnë me Berishën, ata kanë pak besim nga njëri-tjetri dhe lufta është kush do sigurojë vendin e vet.

Se kanë mendjen te populli por te vendi pozicionit, p.sh. Ali Mehmeti ishte një prurje shumë e mirë por nuk e lanë ujqërit dhe ky është problemi i PD që ata nuk kanë ende besim te njëri-tjetri.

Partia e sotme pra PD është partia e Bashës por pa Bashën, me Berishën

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article