Deputeti Dashnor Sula shkon me përparëse dhe një tufë me presh në parlament

9 months ago 13
09:24 21/12/2023

Ditën e sotme zhvillohet seanca e radhës parlamentare. Deputeti i PD-së, Dashnor Sula kishte zgjedhur që të paraqitej ndryshe në këtë seancë.

Ai kishte veshur një përparëse të bardhë ku në të shkruhej sterilizim. Përveç kësaj kishte marrë një fletë formati me mbishkrimin AZHBR dhe një tufë me presh. Për gazetarët ai u shpreh se do të vijojë aksioni opozitar.


“Sot kam ardhur në mënyrë simbolike për t’i treguar mazhorancës, PS, që të gjithëve, që aksioni jonë parlamentar, i kolegëve të mi nuk është për interesa personale, absolutisht kush e gjykon dhe e bën pis për zotin Berisha, por aksioni jonë ka filluar më 5 Tetor dhe do vijojë derisa të vihet në vend e drejta jonë kushtetuese”, tha Sula.

Sipas tij, mazhoranca pengon me forcën e kartonit ngritjen e komisioneve hetimore.   

“Të gjithë qytetarët shqiptarë e dinë që opozita ka që nga data 5 tetor e cila proteston, ka një aksion opozitar sa i përket ngritjes së komisioneve hetimore, që kjo mazhorancë i pengon me forcën e kartonit dhe nuk lejon të bëhen hetime për të parë çfarë ka ndodhur me koncesionet e sterilizimit, AZHBR, të gjithë i dimë abuzimet nga kjo mazhorancë”, tha ai./tvklan.al



Të ngjashme

Read Entire Article